Peleshi: Do rehabilitohet lumi Gjanica, gati lista me ndërtimet që do shemben

Publikuar tek: politike, më 14:18 13-10-2015 Peleshi: Do rehabilitohet lumi Gjanica, gati lista me ndërtimet që do shemben

Zv-kryeministri Niko Peleshi ka inspektuar sot dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Fier. Peleshi u shpreh se lumi Gjanica do t’i nënshtrohet rehabilitimit.

Pas verifikimit të projektit do të caktohet një datë për nisjen e punimeve. “Ka një projekt për rehabilitimin e lumit Gjanica”, ka thënë Peleshi duke shktuar se janë përpiluar edhe listat me ndërtimet që do të shemben si dhe ato që do të shpronësohen. Zv-kryeministri tha se për dëmshpërblimet qytetarët duhet t’i drejtohen Shtabit të Emergjencave në Prefekturë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006411075592041
array(1) { ["section"]=> string(81) "peleshi-do-rehabilitohet-lumi-gjanica-gati-lista-me-ndertimet-qe-do-shemben-23027" }