Peleshi, Filo dhe Piteri drekojnë në Voskopojë, “selfien” e bën zv.kryeministri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:39 03-07-2015 Peleshi, Filo dhe Piteri drekojnë në Voskopojë, “selfien” e bën zv.kryeministri Niko Peleshi, Sotiaq Filo dhe Piteri në Voskopojë

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, kryebashkiaku i ri i Korçës Sotiraq Filo Dhe arkitekti Piter që ka bërë Kullën e Korçës, janë mbledhur së bashku për një drekë në fshatin turistik të Voskopojës.

Niko Peleshi është ai që realizon këtë foto dhe duket se nuk i vjen keq që fytyra e tij, ashtu sikurse e Filos nuk duket e plotë, për të venë kështu në qendër arkitektin. Verë e bardhë dhe e kuqe në tavolinën e tyre, por edhe një coca-cola për ta zbutur...

Me ç’duket nga pjatat, korçarëve, nuk u është shërbyer ende dreka por kjo s’duhet të përbëjë shumë problem për ta pasi kanë çfarë flasin. Tani që Filo mori bashkinë e Korçës, projektet duhen vënë në jetë dhe siç thoshte Rama në kohë fushate; “Raqka i çon projektet, Nikua i firmos”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016497135162354
array(1) { ["section"]=> string(81) "peleshi-filo-dhe-piteri-drekojne-ne-voskopoje-selfien-e-ben-zv-kryeministri-15265" }