Peleshi: Ja një copëz kuptimplotë e Rilindjes Urbane

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:37 18-03-2015 Peleshi: Ja një copëz kuptimplotë e Rilindjes Urbane

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka publikuar në facebook një foto që tregon punimet që po bëhen për rikonstruksionin e sheshit përpara Teatrit Kombëtar në kryeqytet.

Për Peleshin, ky shesh është një copëz kuptimplotë e “Rilindjes Urbane” të qyteteve në Shqipëri.

“Sheshi para Teatrit Kombëtar, që do ti bashkëngjitet pedonales, po merr formën e një hapësire urbane estetike të denjë për qendrën e kryeqytetit. Një copëz kuptimplotë e Rilindjes Urbane të qyteteve tona”, shkruan numri dy i qeverisë.

Rilindja Urbane është një projekt i qeverisë Rama pas ardhjes në pushtet, e cila ka për qëllim rinkonstruksionin e qendrave apo zonave turistike të qyteteve në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019178867340088
array(1) { ["section"]=> string(56) "peleshi-ja-nje-copez-kuptimplote-e-rilindjes-urbane-6286" }