Peleshi jep lajmin e mirë: 94 milionë euro në dispozicion për fermerët shqiptarë, kriteret e përfitimit duke nisur nga pranvera

Publikuar tek: ekonomi, më 14:33 23-01-2018 Peleshi jep lajmin e mirë: 94 milionë euro në dispozicion për fermerët shqiptarë, kriteret e përfitimit duke nisur nga pranvera

94 milionë euro do të jepen nga qeveria shqiptare dhe BE nëpërmjet një programi të komisionit për fermerët shqiptarë. Lajmin e gëzueshëm e dha ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi gjatë një konference për shtyp ku tha se sfida tani që janë lekët në dispozicion është që të thithen këto fonde.

Ai u bëri apel të gjithë fermerëve që të bëhen gati, të lidhen me ekspertë dhe me njerëz të specalizuar për projekte, që të mund të plotësojnë në rregull të gjitha dokumentat, për të përfituar nga këto fonde, raporton newsbomb.al.

Projektet që do të mbështeten fillojnë me 10 mijë euro, ashtu sikurse ka edhe ferma e biznese që mund të përfitojnë deri në 500 mijë euro.

“Nga dita e sotme çelim siparin e një programi financimi prej 94 mln eurosh për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Shqipëri. Kam qenë në Berlin këto ditë në javën e gjelbër, në panairin më të madh i ushqimit në botë, u zhvilluan konferenca e takime, mes tyre grupi i punës për Ballkanin Perendimor. Ministri gjerman i Bujqësisë konfirmoi mbështetje të vazhdueshme për bujqësinë.

Kemi një dritare të hapur financimi dhe kam frikë se është me madhe se kapacitetet e deritanishme institucioneve dhe sektorit në përgjithësi. Nga pranvera parashikojmë të shpallim thirrjen e parë të jemi gati jo vetëm si agjensi e zhvillimit rural, por edhe si grupe interesi.

Fermerët që kanë projekte të mbetura prej finacimeve të bëhen gati, të kontraktojnë konsulentë që të plotësojnë kushtet për të përfituar nga programi IPART”, tha Peleshi. 

Peleshi tregoi edhe tre masat e përfitimit nga ky program financimi për fermerët shqiptarë.

“Masa e parë është investimi në fermë me 31 milionë euro. Masa e investimit varion nga 10-500 mijë euro. 65 % e financimit marrin fermerët e rinj nën moshën 40 vjeç, rreth 20 milionë euro.

Sapo kemi hyrë në një fazë të re, ku nuk është më problem aksesi në financim, por do bëhet problem absorbimi për të përthithur nga këto fonde.

Masa e dytë është investimet në përpunim, qumshti, mishi, verërat, në vlerë financimi 26.500 mijë euro, financon deri në 2 milion euro.

Masa e tretë është disertifikimi në fshat që synon të ndërtojë modelet e fshatit të së nesërmes”, tha ministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023412942886353
array(1) { ["section"]=> string(132) "peleshi-jep-lajmin-e-mire-94-milione-euro-ne-dispozicion-per-fermeret-shqiptare-kriteret-e-perfitimit-duke-nisur-nga-pranvera-107629" }