Peleshi komenton propozimin e Ramës për referendumin: Natyrisht që duket pozitiv, interesant, shumë demokratik…

Publikuar tek: politike, më 14:14 09-03-2016 Peleshi komenton propozimin e Ramës për referendumin: Natyrisht që duket pozitiv, interesant, shumë demokratik…

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka komentuar propozimin e shefit të tij, kryeministrit Edi Rama lidhur me referendumin te antarësia, për zgjedhjen e kryetarit.  Dhe siç e shpjegon Peleshi, është thjesht një konfirmim nëse baza e do ende Ramën kryeministër apo jo.

“Është një propozim për hir të së vërtetës, i pathënë më parë, i ri, një shprehje shumë e lartë e një partie, në rast se për çështje të rëndësishme i drejtohen antarësisë, ne jemi partia e parë që i drejtohemi drejtëpërdrejtë antarësisë, me parimin ''Një anëtar një votë''.

Personalisht, natyrisht që duket pozitiv, interesant dhe shumë demokratik. Kjo do diskutohet në kongresin e partisë, është projekt-statut por nuk është final, se gjatë ditës priten propozime shtesë.

Ka një propozim për ndryshimin e rendit të Kongresit.

Referendumi nuk është mënyrë e re e zgjedhjes së kryetarit, por të pyesim antarësinë, nëse është dakord që mandati i kryetarit të ndërpritet, apo të vazhdojë…’’, tha Peleshi për ‘’Report TV’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet për kryetar, Rama pranon shkeljen e statutit dhe propozon Referendum, mesazh të qartë Blushit: Qentë le të lehin...
Rama propozoi referendum, lind “Lëvizja për Demokraci” e Blushit. Ja anëtarët e tjerë që i bashkohen »
Article Logic
Execution time: 0.017589092254639
array(1) { ["section"]=> string(113) "peleshi-komenton-propozimin-e-rames-per-referendumin-natyrisht-qe-duket-pozitiv-interesant-shume-demokratik-34651" }