Peleshi: Me bunkerin keni dhunuar një vepër arti. Imami: PS, shumë shpejt parti e tretë

Publikuar tek: politike, më 23:55 08-12-2015 Peleshi: Me bunkerin keni dhunuar një vepër arti. Imami: PS, shumë shpejt parti e tretë

Referuar protestës së sotme të opozitës, që u shoqërua ndër të tjera edhe me shkatërrimin e bunkerit të ngritur pranë Ministrisë së Brendshme, zv.Kryeministri Niko Peleshi, iu drejtua deputetit Arben Imami, se sot Partia Demokratike ka shkatërruar një vepër arti.

I ftuar në emicionin “Opinion” në Tv Klan, Peleshi është shprehur se ai bunker ka për qëllim t’u kujtojë të rinjve të keqen e sitemit komunist.

“Ajo është hyrja e një tuneli që kërkon t’u kujtojë brezave se si ishte ai sistem për të mos u kthyer më kurrë”, tha zv/kryeministri Peleshi.

Ndërsa deputeti demokrat e ka konsideruar monument të diktaturës bunkerin e shkatërruar

“Këtë shëmti, simbol të diktaturës në mes të qytetit nuk do ta lejojmë. Iniciativa është e shoqatës së ish- te përndjekurve. Dhe u bë shumë mirë që u fshi nga qyteti, ky simbol i fundit i diktaturës”, u shpreh Imami.

Imami i është drejtuar Peleshi duke i thënë se me këto veprime, PS shumë shpejt do të kalojë parti e tretë në vend. 

Lexo edhe: 

Bashkia e Tiranës gjobit Partinë Demokratike, 7 ditë kohë të kryejë pagesën

Sot një ditë jo e qetë politike, por Rama dhe Selami shtrëngonjë duart 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetja demokrate zmbraps protestuesit, po qëllonin institucionet
Braçe: Ata shkatërrojnë, Ne ndërtojmë »
Article Logic
Execution time: 0.020519018173218
array(1) { ["section"]=> string(89) "peleshi-me-bunkerin-keni-dhunuar-nje-veper-arti-imami-ps-shume-shpejt-parti-e-trete-27290" }