Peleshi: Nuk i bllokuam fondet për Tiranën. Bashkia, performancë skandaloze

Publikuar tek: politike, më 07:33 05-05-2015 Peleshi: Nuk i bllokuam fondet për Tiranën. Bashkia, performancë skandaloze Niko Peleshi në emisionin ''Shqip''

Niko Peleshi ka deklaruar se qeveria nuk ka bllokuar fondet për Bashkinë e Tiranës, por se bashkia ka bërë një performancë skandaloze.

Zëvendëskryeministri tha në emisionin ‘’Shqip’’ të Rudina Xhungës, se fondi për Bashkinë e Tiranës është rritur nga viti në vit.

“Bashkia e Tiranës ka një performancë skandaloze në realizimin e të ardhurave. Ka realizuar të ardhurat në 62 përqind. Kjo përkthehet në 40 milionë dollarë më pak. Pra Bashkisë së Tiranës i mungojnë 40 milionë dollarë. Imagjinoni sa projekte do të realizoheshin këtu. Qeveria i ka dhënë të gjitha paratë. Transferta e qeverisë në buxhetin e Tiranës ka qenë më e madhe në 2014 dhe në 2015 ka qenë më e madhe prapë. Më shumë të ardhura edhe sa vetë qeveria Berisha’’,  tha Peleshi në emisionin ‘’Shqip’’ në Top Channel.

Gjatë emisionit, Peleshi ka komentuar edhe fazat e Rilindjes Urbane, programit që ka ndjekur qeveria Rama.

“Unë kam koordinuar elementin e tretë të Rilindjes, që është transformimi. Rilindja Urbane është një program dhe që në ditën e parë e kemi nisur me dhënien fund të tranzicionit. Nisëm me vënien nën kontroll të territorit. Duhet të marrë fund informaliteti në territor, ndaj e nisëm që në muajt e parë. Ka patur Fond për Zhvillimin e Rajoneve, por qeveria e kaluar e përdorte këtë fond tek ujësjellësat dhe rrugët rurale. Në ndryshim nga qeveria e kaluar, që përqendrohej në projekte shumë të vogla, ne jemi përqendruar në projekte të mëdha. Buxheti nuk ëshë shpërndarë sipas kërkesave të një deputeti, por janë projekte ku është patur parasysh edhe sa para do të investohen dhe investime që zgjojnë interesin për investimet private”, u shpreh Peleshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Derbi kryeqytetas, Halim Kosova i bashkohet Indrit Fortuzit dhe Agustin Kolës në stadium
Ben Blushi: Rilindja ka hasanizuar Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.018769979476929
array(1) { ["section"]=> string(78) "peleshi-nuk-i-bllokuam-fondet-per-tiranen-bashkia-performance-skandaloze-10382" }