Peleshi për Ben Blushin: Kritika në PS ka. Por ndoshta jo shumë e shëndetëshme në kohë parazgjedhore

Publikuar tek: politike, më 22:19 18-05-2015 Peleshi për Ben Blushin: Kritika në PS ka. Por ndoshta jo shumë e shëndetëshme në kohë parazgjedhore Zv.kryeministri Niko Peleshi ne emisionin A-show

Zv.kryeministri Niko Peleshi, i ftuar në A-Shoë të Adi Krastës në Agon, ka folur për debatin e hapur nga Ben Blushi brenda strukturave të PS. Peleshi tha se debatet janë normale dhe do të ishte çudi e kundërta në PS. 

“Do të thoja që të dëgjohet një zë brenda PS i cili është i ndryshëm, shumë i ndryshëm, ndonjëherë kritik e kundërshtues, nuk është përjashtim nga rasti por e përgjithshmja. E kundërta do të ishte një lajm i keq. Në këtë aspekt tentoj ta shoh pa shqetësim të madh dhe mbase ndonjë moment tejkalimin e sensit të kritikës po ta vendosësh në kohën parazgjedhore që nuk është e shëndetëshme në fakt për maxhorancën në përgjithësi. Por mirëkuptoj çdo lloj sensi kritik. Por e theksoj edhe njëherë që në një kontekst tjetër do të ishte më e arsyeshme” tha Peleshi.

Lidhur me akuzën për dhunën verbale të përdorura nga qeveria për reformat, Peleshi tha: “Kam frikë se ndonjëherë kur gjykojmë qeverisjen në Shqipëri në vend të marrim si bazë krahasimore atë që ka ndodhur deri dje apo tranzicionin, i referohemi standarteve më të mira të BE. Gjuhën, formën, forcën dhe mjetet, i dikton edhe konteksti. Pothuajse është e pamundur të flasësh në parlamentin shqiptar me gjuhën e parlamentarëve gjermanë. Pra është kontesti i tillë që dikton një gjuhë të tillë.  S’ka të krahasuar ajo që ndodh sot. Po të shihni shifrat dhe orët atje janë të tejkaluara dhe mban kampion ish lideri i opozitës”.

Krasta e pyet për fjalën “burg” të përdorur shpesh. Por Peleshi kundërshton duke thënë se opozita ka abuzuar me konceptin. “Nuk besoj se në vende të tjera, vjedhësit, ata që kryejnë një vepër penale, ne kemi një kulturë absurd ku të vidhje shtetin ishte aftësi, dhe të vidhje privatin dënoheshe.

Qasja “burg” në kuptimin e ligjit, është qasja e ligjit. Dhe nuk besoj se në një vend të BE vjedhësit e pasurisë së tjetrit apo shtetit, dënohen me shkollë riedukimi. Ajo ç’ka është spekuluar dhe në gojën e opozitës është përdorur për panik ka qenë shpërdorimi i fjalës burg. Nuk është futur në burg ai që ka debi, por është dënuar ai që vjedh” thotë Peleshi.

E konsideron një sukses të qeverisë projektin e zhvillimit të qyteteve dhe janë lekët që janë kursyer pikërisht nga marrja e masave të vendosjes së formalitetit në vend.

“Përpara se të merremi me qendrat e qyteteve unë dua të vendos një urë lidhëse mes asaj që thamë deri tani për masat dhe reformat e qeverisë shqiptare. 125 milionë dollar këtë vit që po financojnë zhvillime në qytete të Shqipërisë dhe në cdo zonë rurale. Dëshiroj të theksoj se pse është e domosdsoshme reforma dhe masat për të kthyer formalitetin. Me qëllim investimi dhe për të krijuar raporte të reja të individin me shtetin. Gjithë lekët që kemi redukturar nga humbjet, e kemi investuar te qytetet. Në vend të marrim më shumë kredi, ne kemi zgjedhur tjetrin, formalizimin e ekonomisë dhe kursim” tha Peleshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani: Erdogan nuk kërkoi zyrtarisht mbylljen e shkollave të fondacionit “Gylen”
Cilët janë strategët e fushatës së 21 qershorit? Rama dhe Basha këshillohen me Campell dhe Mellman »
Article Logic
Execution time: 0.024237155914307
array(1) { ["section"]=> string(104) "peleshi-per-ben-blushin-kritika-ne-ps-ka-por-ndoshta-jo-shume-e-shendeteshme-ne-kohe-parazgjedhore-11444" }