Pëllumbi kundër Blushit, mbron Ramën: Masat, shenja e parë e reformës

Publikuar tek: politike, më 09:28 16-02-2015 Pëllumbi kundër Blushit, mbron Ramën: Masat, shenja e parë e reformës Servet Pëllumbi dhe Edi Rama

Debatit rreth punës së deritanishme të qeverisë Rama se a mund të quhen reforma apo masa, përveç Ben Blushit dhe Edi Ramës, I bashkohet edhe Servet Pëllumbi. Kritik ndaj tezave të Blushit, Pëllumbi thotë se diskutimi nëse kemi të bëjmë me masë apo reformë është i denjë për një auditor shkollor dhe se në fund të fundit nga masat nisin reformat.

‘’Ky më duket një diskutim fare skolastik, sepse asnjëherë nuk shtrohet çështje ose…ose. Realisht kemi të bëjmë edhe me masa, edhe me reforma. Masat janë mjeti i reformës dhe mund të jenë shenja e parë që tregojnë se mund të ndërmarrësh një reformë. Sepse, me disa masa të pjessshme nuk mund të zgjidhet problemi, por kërkon një reformë të thellë. Pra, realisht reforma është një kompleks masash, Një kompleks masash të studiuara, të orientuara dhe të financuara janë reforma. Prandaj, mendoj se është krejtësisht varfëri ideore ta ndash në ‘’ose masa’’, ‘’ose reforma’’’’, thotë Pëllumbi në një intervistë për gazetën ‘’Panorama’’.

Por i pyetur në lidhje me ndryshime në qeverinë e Edi Ramës, Servet Pëllumbi shprehet se ka vend për ndryshime, duke shtuar se analizat duhet të jenë gjithnjë prezente.

“Unë mendoj se para zgjedhjeve vendore qeveria duhet të bëjë një kolaudim të rezultateve, të mangësive, kush ka punuar mirë, kush ka punuar më dobët dhe, po të lindë nevoja, të bëjë dhe ndryshime qeveritare përpara zgjedhjeve vendore. Unë mendoj se ky do të ishte një burim optimizmi edhe për elektoratin, se kjo qeveri di të ecë me kohën, di të bëjë lëvizje, di të bëjë përmirësime dhe këto ndryshime do ta fuqizojnë edhe më tej qeverisjen.’’, shprehet Pëllumbi.

Ditë më parë, pas analizës së deputetit socialist Ben Blushi për përmbytjet në Shqipëri dhe ndërmarrjen e masave nga qeveria e aspak të reformave, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur Blushit se nuk ka reforma pa masa. “Nuk ka reforma pa masa dhe masat pa reforma janë të pavolitshme”, tha ditë më parë Rama.

Por sipas Blushit shtresa e varfër e kupton fare qartë se edhe pse masat serviren si reforma, nuk janë të tilla. “Shkurtimi i numrit të përfituesve të asistencës sociale nuk është reformë, është masë. Moratoriumi i ndërtimeve nuk është reformë. Është masë. Regjimi i hekurt  i pagesës së energjisë nuk është reformë. Është masë që i cënon. Ndëshkimi i drejtë i kalimit të semaforit nuk është reformë. Është masë. Prandaj të varfrit sot nuk besojnë tek reformat sepse masat u janë servirur si reforma.”, shkruante Blushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja sa është shuma që do të përfitojnë partitë politike për vitin 2015
Denoncim apo spiunim? Shkarkimi i mësueses shkakton revoltë »
Article Logic
Execution time: 0.032635927200317
array(1) { ["section"]=> string(71) "pellumbi-kunder-blushit-mbron-ramen-masat-shenja-e-pare-e-reformes-3458" }