Penalizohen nxënësit e shkollave shtetërore, favorizohen privatet. Kriteret që duhen plotësuar për të ndjekur Universitetin

Publikuar tek: ekonomi, më 09:30 06-07-2016 Penalizohen nxënësit e shkollave shtetërore, favorizohen privatet. Kriteret që duhen plotësuar për të ndjekur Universitetin

Sipas raportiti të Platformës Shqiptare për Advokim Politikash (APPA), mesatarja për të ndjekur iniversitetin është 6. Në këtë mënyrë penalizohen nxënësit e shkollave të mira duke u favorizuar shkollat e rretheve dhe ato private. Ky kriter i padrejtë do të dërgojë maturantët e Tiranës në Durrës, Shkodër e Elbasan.

Ministria e Arsimit ka përcaktuar notën mesatare 6 si kriter hyrës për të gjitha universitetet publike dhe private. Asnjë nxënës nën këtë mesatare nuk do të ketë mundësi të ndjekë studime universitare në Republikën e Shqipërisë.

Kjo situatë mund të duket normale , por duke u bazuar në rankimin e shkollave të mesme që ka realizuar vetë ministria nëpërmjet raportit të maturës shtetërore na rezulton se cilësia e mësimdhënies dhe mësim nxënies ka diferenca të mëdha mes shkollave.

“Kjo diferencë bën që nota 6 e shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, nuk është e njëjtë si nota 6 e një shkolle në periferitë apo zonat e thella. Sikur edhe gjysmë note diferencë të ketë vlerësimi, ky kriter penalizon nxënësit e shkollave më të mira dhe favorizon ata të shkollave të rankaura në fund të renditjes. Ky penalitet shfaqet edhe tek kriteret që vetë universitetet kanë përcaktuar për pranimin në to, ku përgjithësisht vërehet nota 7 si mesatare pranuese, të paktën në Tiranë’’-thekson Xhemollari, menaxher pranë Institutit të Studimeve Politike.

Gjithashtu kriteret e vendosura penalizojnë dhe nxënësit që duan të studiojnë mjekësi, ku mesatarja e publikut është është 8 – 8.5 ndërsa e privatit 6. Kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë dëshirë për të studiuar për mjekësi, por për shkak se kanë dalë nga shkolla cilësore nuk kanë mundur të nxjerrin mesataren 8.5, përjashtohen nga universiteti publik dhe do ti drejtohen rrjedhimisht atij privat.

Gjithashtu sipas raportit të inspektimit tematik të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit në Tiranë në vitin 2015, nga 96 vetëm 19 kopshte i plotësonin kriteret e ligjshmërisë së funksionimit, ndërkohë që 77 të tjera e ofronin këtë shërbim pa licencë. Nga 77 kopshte të pa licencuar, vetëm 21 administratorë u gjobitën, por nuk ka asnjë dokumentacion që verifikon se pas gjobës këto kopshte vazhduan funksionimin apo jo.

vetëm universitetet e pa licencuara dhe jo kopshtet fantazmë.
 

Nxjerrja e tezës së maturës dhe pamaturia e administrimit të procesit është një rrënim për arsimin shqiptar.

“Fakti që prej vitit 2010 e deri sot janë dokumentuar publikime online të tezave të provimeve përpara mbarimit ose gjatë zhvillimit të tyre vërteton mungesën e përgjegjshmërisë dhe seriozitetit gjatë administrimit të provimeve të maturës shtetërore. Këtë vit teza B e matematikës u publikua në rrjetet sociale 40 minuta para provimit”-shton më tej Xhemollari.

Ministria e Arsimit ka vendosur që këtë radhë të marrë masa ndaj administratorëve të provimeve për tezat e dyshuara për kopje. Nëse kjo do të ndodh, do rritej barazia ndërmjet nxënësve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031757831573486
array(1) { ["section"]=> string(127) "penalizohen-nxenesit-e-shkollave-shteterore-favorizohen-privatet-kriteret-qe-duhen-plotesuar-per-te-ndjekur-universitetin-45668" }