Pentagoni përgatit plane të reja lufte kundër Rusisë

Publikuar tek: bota, më 20:10 18-09-2015 Pentagoni përgatit plane të reja lufte kundër Rusisë

Për herë të parë nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po shqyrton dhe përditëson planet e saj rezervë për konfliktin e armatosur me Rusinë.

Sipas “ForeignPolicy”, Pentagoni gjeneron plane emergjence vazhdimisht, duke planifikuar për çdo skenar të mundshëm, që nga lufta me Korenë e Veriut e deri te Invazioni nga Zombie-t. Por planet e saj renditen në bazë të prioritetit dhe probabilitetit. Por që prej vitit 1991 planet e ushtrisë amerikane në luftë kundër Rusisë u veshën nga pluhuri.

Tani, për herë të parë pas këtyre viteve, zyrtarët e Pentagonit dhe Departamentit të Mbrojtjes i kanë nxjerë në dritë këto plane lufte dhe po i përditësojnë ato. Pas politikave të reja dhe ngjarjeve në Ukrainë, tashmë Rusia nuk është më një partner i mundshëm për SHBA-të por një kërcënim i mundshëm.

Sipas burimeve të “FP” planet e reja të SHBA-ve shtrihen në dy drejtime. Njëra është mundësia e luftës me Rusini ndërsa SHBA-të janë aleate me NATO-n dhe tjetra shqyrton mundësinë e zhvillimit të luftës ktejtësisht e vetme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040052890777588
array(1) { ["section"]=> string(58) "pentagoni-pergatit-plane-te-reja-lufte-kunder-rusise-21121" }