Pentagoni: SHBA fillon trajnimin e ushtrisë ukrainase

Publikuar tek: bota, më 00:32 24-11-2015 Pentagoni: SHBA fillon trajnimin e ushtrisë ukrainase

Ushtria amerikane filloi sot trajnimin e ushtarëve ukrainas dhe anëtarëve të forcave speciale, sipas një marrëveshjeje për mbrojtjen arritur në muajin korrik, theksoi Pentagoni.

Këshilltarët ushtarakë amerikanë janë vendosur tashmë në Ukrainë për formimin e Gardës Kombëtare, që varet nga Ministria e Brendshme, por marrëveshja parashikon dhe trajnimin e forcave ushtarake.

“Ushtria amerikane do të trajnojë pesë batalione ushtarësh dhe një batalion të forcave speciale”, theksoi zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis, transmeton Ata.

“SHBA-ja kanë dhënë që prej vitit 2014 më shumë se 265 milionë dollarë ndihmë dhe pajisje për Ukrainën”, theksoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021785974502563
array(1) { ["section"]=> string(58) "pentagoni-shba-fillon-trajnimin-e-ushtrise-ukrainase-26133" }