Për ALUIZNI-n shkruhet edhe në greqisht, Artan Lame: Edhe këtë e arritëm! (S’i shpëton gabimi)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:08 04-01-2018 Për ALUIZNI-n shkruhet edhe në greqisht, Artan Lame: Edhe këtë e arritëm! (S’i shpëton gabimi)

Për Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, ka nisur të shkruhet edhe në gjuhën e Homerit të Greqisë së lashtë.

Këtë e sjell në vëmendje vetë drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame i cili përpos faktit që shkruhet për agjencinë që ai drejton, s’ka lënë pa e vënë re edhe gabimin në emrin e institucionit të cilin kolegët grekë e shkruajnë “ALUIZMI”. Megjithatë, për Lamen, nuk është kjo më e rëndësishmja.

“S'kisha parë ndonjëherë të shkruhej në gjuhën e Homerit për problemet e ALUIZNI-t. Edhe këtë e arritëm! Bëhet fjalë për një shkrim rreth ecurisë pozitive të procesit të Legalizimeve në zonat e minoritetit grek në Jug të vendit, zona që i mbulon Drejtoria Rajonale Sarandë.

Gjuhë pas gjuhe, e kanë shkruar gabim emrin e institucionit "ALUIZMI", por s'ka gjë, e rëndësishme është që flitet pozitivisht (ju siguroj, se ma përkthyen)”, shkruan Lame ndërsa ndan faqen e gazetës që ka në përmbajtje artikullin.

alala.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026283979415894
array(1) { ["section"]=> string(96) "per-aluizni-n-shkruhet-edhe-ne-greqisht-artan-lame-edhe-kete-e-arritem-s-i-shpeton-gabimi-105408" }