“Për Aylan”, dedikimi i ministres Mimi Kodheli

Publikuar tek: politike, më 17:20 03-09-2015 “Për Aylan”, dedikimi i ministres Mimi Kodheli

E gjithë Europa dhe mbarë bota u prekën thellë nga imazhet e vogëlushit sirian 3 vjeçar, trupi i pajetë i të cilit u gjet në brigjet e Turqisë, gjatë tentativës të familjes së tij për t’iu larguar luftës në vend.

Edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka shprehur pikëllimin e saj me anë të një dedikimi për 3 vjeçarin Aylan, vdekja e të cilit përloti miliona njerëz.

“Për Aylan

Linde në mes luftës. Nuk të lanë shkosh në kopësht apo shkollë sepse t'i shkatërruan. As të luash me shokët, të cilët nuk munde t'i kishe kurrë. Por nuk të lanë as të rritesh. Gjumë të ëmbël ëngjëll. Ike në një botë më të mirë!

*Aylan 3 vjeç nga Siria, vëllai i tij 5 vjeç dhe e ëma e tyre humbën jetën duke lundruar nga Turqia për në Greqi për t'i shpëtuar konfliktit mbi 4-vjeçar në Siri. ‪#‎AylanKurdi ”, shkruan ministrja Kodheli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vasili reagon pas deklaratës së Bashës: Meta e ka tejkaluar planin e dorëheqjeve
Rama në mbrojtje të Metës: Nuk ka kryer korrupsion, pretendime pa fakte »
Article Logic
Execution time: 0.044267177581787
array(1) { ["section"]=> string(49) "per-aylan-dedikimi-i-ministres-mimi-kodheli-19892" }