Për bizneset që çregjistrohen apo dorëzojnë bilancet, Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar tek: ekonomi, më 10:32 12-01-2019 Për bizneset që çregjistrohen apo dorëzojnë bilancet, Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në çdo rast, kur tatimpaguesi aplikon për çregjistrim, komunikimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit për detyrimet tatimore dhe deklaratat e padorëzuara bëhet në rrugë elektronike dhe në kohë reale, me qëllim lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e afateve.

 

Kjo në zbatim të nenit 45, të ligjit 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të marrëveshjes dypalëshe dhe protokollit elektronik të komunikimit ndërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Lehtësimi i procedurës së komunikimit me QKB është bërë edhe për identifikimin e tatimpaguesve, të cilët kanë detyrimin ligjor për dorëzimin e pasqyrave financiare vjetore/ bilancit. Edhe ky verifikim bëhet në kohë reale nga QKB-ja e cila i referohet sistemit tatimor sa herë që e gjykon të nevojshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar për të zbatuar politika që shkurtojnë kohën e ndërveprimit mes institucioneve, si dhe të garantojë saktësinë e të dhënave për gjendjen reale dhe detyrimet ligjore të tatimpaguesit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Autostrada Tiranë-Durrës ende e bllokuar, sa do të zgjasin vuajtjet për udhëtarët dhe bizneset
»
Article Logic
Execution time: 0.0043721199035645
array(1) { ["section"]=> string(108) "per-bizneset-qe-cregjistrohen-apo-dorezojne-bilancet-drejtoria-e-tatimeve-jep-njoftimin-e-rendesishem-148475" }