Për burrat dhe gratë!

Publikuar tek: analiza-komente, më 22:32 02-12-2015 Për burrat dhe gratë!

Nga Majlinda Bregu

Dhjetori i cdo viti eshte edhe muaji i luftes kunder dhunes ndaj grave e vajzave.

Nuk shoh asnje lajm apo shkrim ne leksikun tone mediatik per halllet e perditshme dhe dhunen qe vret gra. Ka vetem nje trishtim llafazan mediatik rreth shembelltyrave te zakonshme skematike a metaforike mbi bukurine perfekte. Nderkohe qe ka ca si dite nete, nese koha matet dot vetem sipas akrepave te ores, qe lajmet e tjera "shoqeruese" ne media jane me histori te komentueshme grash te cilave ju qelloi te ishin femra ne njekohe diktature,jashte skemes se pelqyshme (ne cdo kohe ne fakt) te grave pa ze e kokeulura, thene ndryshe te grave " zonja".

Ju qelloi te ishin dhe te bukura edhe te lakmueshme,jo te nginjura me normat ngrirese te kohes kur jetuan kulmin e feminilitetit.

Nje "opinion" i pafre ndaj Lindita Theodhorit nga Gjergj Leka qe e quajti sic rendom pa u munduar fare nje burre sulmon nje grua: "kurve", hapi siparin.

Me pas na u fanit po me te njejten dileme fytyra e bukur e Parashqevi Simakut dhe perseri nje personazh nga skena e festivaleve, Alida Hisku te cilen nuk e lendoi askush se pari me titull te madh gazete, por e beri titullin vete duke rrefyer si e kishin perdhunuar ca pushtetare te djeshem, burra derra e pushta sic ka patur e ka plot. Koha ne kete rast nuk ka ndryshuar asgje.

Mua mu duk nje rrefim ngjethes po aq sa ngjethje me sillte ne mend fytyra e Lindita Theodhorit kur lexonte "t' i behej skaneri" nga ish kolege, ne kishte qene apo jo ajo qe i dukej Gjergj Lekes.

Ne radhe histori grash, te cilat i lidh kete radhe jo gjykimi mbi performancen artistike,porse gjykimi se cila eshte e verteta e vertete qe po rrotullohet perseri e perseri ne opinione burrash?!

Keto "acik" opinione as nuk perpiqen t'i japin te vertetes formen qe (s) ka. Por gjithkush sipas ideve te veta “te qarta” per njerezit, e zgjedh vete cfare te besoje: instiktin e historine e perdhunimit qe rrefen Alida Hisku, apo analizen e burrave mbi ndjesine e saj.

Une besoj se eshte nje deshperim I madh ky pergojimi I pafund I grave permes zerave e gjykimit te burrave perdite e perdite.

Dhe kete here nuk po e lexoj dot kete histori si nje copez te perdhunimit kolektiv qe komunizmi I beri shqiptareve.

Historite e krimet e komunizmit ne Shqiperi janesi rrenojat e Romes se lashte. Sa me shume te germosh aq me shume shtresa do te gjesh dhene nuk kemi patur kurre as deshiren as kurajon per te gerrmuar ate kohe. Keshtu po jeton shoqeria jone. Genjeshtra, krime, te paverteta, paragjykime shtrese pas shtrese, traume pas traume. Secili sipas mundesise e ka rilevuar dhe lustruar me nje shtrese te holle betoni kete te nendheshme dhe i ecim siper rehat e lehte lehte, sic jemi mesuar te ecim ne, ne siperfaqe.

Ajo qe me nervozon pa fund eshte kjo histori e perseritur dhe riperseritur e nje shoqerie me mijera halle e kredhur drejt shkaterrimit dhe qe nuk harron asnje dite t’ju beje gjyqin grave permes nje arsyetimi banaliteti te pashoq.

Jane denuar pa gjyq, burgosur, vrare e perdhunuar gra e burra nen tmerrin e komunizmit. Jane dhunuar ne baraka,kasolle, qeli, edhe ne shtepite e tyre. Jane ndare nga femijet me dhune.

Jane masakruar me format me te ndyra. Disa e kane rrefyer, shume te tjera nuk kane folur dot, se nuk kane dashur qe te kujtoheshin per histori perdhunimi. Jo se nuk kane patur kurajo, por sepse ju ka ardhur turp qe ne vdekje a jete te quheshin te çmeritura.

Grate e kane gjithmone gati dike qe t'i gjykoje. Quhet "pasqyre" a " i dashur" a " burre" a " Gazetar" a “Koleg” a “Shef",ja qe vec Zotit, nje tjeter jashte vetes e kane gati perhere t’ju thote si duhet te ndjehen, a duhet t' ju vije turp dhe kur mundesisht t’ju vije turp, te pranoje per te vertete ate qe per te vertete u servirin,t’i shohin ngjarjet e te flasin per ndjenjat e tyre jo si i ndjejne,por mundesisht duke imagjinuar se c'forme do te marre fytyra e atyre qe i degjojne apo i lexojne. Te ndjejne duke arsyetuar se nuk duhet te zhgenjejne arsyet e te tjereve.

Ndryshe. Kur nje burre a ca ju thone se je e perdale, ose e pandershme, me mire te heshte se sa te behet histori disa javore ne media. Kur disa burra I thone qe ne e dime qe nuk je perdhunuar, te kerkoje falje pse nuk kerkoi deshmitare kur e perdhunuan, ose me keq te kerkoje falje se e ka ndjere veten te perdhunuar. Nuk ka rendesi se si ka punuar a ka qene e arrire ne art a ne pune tjeter, ajo qe mbush faqe mediash duhet patjeter te jete lajm kinse per te shuar a ndezur kuriozitetet e meshkujve.

Ajo qe me tmerron eshte kjo lehtesia e komenteve dhe e gjykimit edhe kur flasim per trauma kombetare.

Nje humnere ku kemi rene te gjithe dhe llackavitemi sipas stilit perkates po te gjithe.

Jetojme zhytur ne nje shoqeri me shume njerez te copezuar, qe koken e kane zbrazet e trupin me korace, njerez te cilet diafragma si ndihmon dot qe frika qe kane brenda vetes te mos ju kthehet ne agresivitet.

Nuk kam ndermend t' i lutem askujt per t'i trajtuar ngjarjet dhe lajmet me historite e grave si njerez e jo objekte, sepse ky eshte muaji i luftes kunder dhunes ndaj grave.

Le ta gjykoje vete secili. Si burra e gra qe krijojne dhe riprodhojne njerez,si baballare djemsh e vajzash dhe jo si qenie superiore. Ne dore e ka gjithkush vete te mendoje, pa te ndryshoje.

Se sic thote nje grua e mencur, Gloria Steneim: "Problemi kryesor qe kane burrat e grate sot nuk eshte te mesojne, por te ç' mesojne cfare dine gabim".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047028064727783
array(1) { ["section"]=> string(26) "per-burrat-dhe-grate-26821" }