Për çfarë ankohen Ledion Liço dhe Flori Mumajesi? "Ç’turp"

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:29 10-02-2017 Për çfarë ankohen Ledion Liço dhe Flori Mumajesi?

Pak kohë më parë kantautori Flori Mumajesi ka zbuluar se kënga “Six Feet under” ishte shumë e ngjashme me “Nallane”. Sikur të mos mjaftonte kjo para pak ditësh kantautori ka bërë një tjetër zbulim: Kolona zanore e filmit “La La Land” është e ngjashme me një tjetër këngë të tij “Me fjalë të vogla”.

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe moderatorit Ledion Liço, i cili ka zbuluar se grupi Maroon 5 ka vjedhur idenë e tij. Ledion Liço ka postuar një kolazh fotosh në Instagram, ku tregon se atij I është vjedhur “ideja e kësaj fotoje” nga grupi Maroon 5. Ledioni ka bashkangjitur foton e tij me kokë arushi të bërë para disa muajsh dhe foton e një vajze me arushin njëlloj si Ledioni.

Me poshtë shkruan: Një tjetër vjedhje nga amerikanët. Fillimisht i ndodhi Flori Mumajesit tani mua…sa gjynah. Ç’turp, pa pikë fantazie”.

Maroon 5 janë duke xhiruar klipin e këngës së tyre më të re, e mesa duket ju paska pëlqyer ideja e Ledionit për ta përdorur edhe ata vetë./Blitz/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025677919387817
array(1) { ["section"]=> string(61) "per-cfare-ankohen-ledion-lico-dhe-flori-mumajesi-c-turp-68274" }