“Për fat plumbi i kryetarit të Ramës nuk e preku qytetarin”, Alibeaj reagon pas ngjarjes në Ersekë

Publikuar tek: politike, më 12:27 28-02-2016 “Për fat plumbi i kryetarit të Ramës nuk e preku qytetarin”, Alibeaj reagon pas ngjarjes në Ersekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ersekë ku dy ditë më parë ku Drejtori i Ujësjellësit të Ersekës, njëkohësisht, kryetar i PS në këtë qytet, Orest Malushi qëlloi me pistoletë një militant të PD por pa mundur ta lëndojë. Për këtë, ka reaguar kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj i cili akuzon Ramën se “kërkon ta kthejë PS në një sipërmarrje kriminale.

“Njeriu të cilit Edi Rama i ka besuar Partinë Socialiste të Ersekës, Orest Malushi, jo vetëm është me precedent penalë për plagosje të rëndë me armë, por bredh edhe me pistoletë në brez, dhe godet e kërcënon demokratët.

Ky drejtues socialist i Edi Ramës, në shoqërinë e kreut të PS së Leskovikut, Sergei Peshtani dhe drejtorit të Ujësjellësit, Robert Hamzaj, ka qëlluar me armë drejt anëtarit të Partisë Demokratike, Zylyftar Byreku, në një lokal në Shelegur.

Për fat, plumbi nuk e ka kapur qytetarin, dhe më pas disa të pranishëm kanë ndërhyrë duke i hequr armën.

Edhe pse anëtari i Partisë Demokratike ka bërë kallëzim, Shefat e policisë janë kujdesur që banditi i Ramës të jetë i lirë, dhe i lirë është edhe sot pas kësaj ngjarje të rëndë. Shefat e policisë janë kujdesur për drejtuesin e Edi Ramës, me armë në brez që shtin mbi qytetarët, që të mungojnë dhe provat kundër tij, duke prishur kamerat e lokalit”, tha Alibeaj në deklaratë.

“Partia Demokratike i siguron këta drejtues të Policisë që do të përgjigjen para ligjit deri më një për këtë fshehje të ngjarjes dhe bashkëpunim me krimin.

Inkriminimi skandaloz, dhe bashkëpunim i shefave të policisë me urdhër nga lart, në favor të krimit dhe kundër qytetarit, është standardi më i keq ku ka mbërritur vendi ynë, me Edi Ramën e cubat e tij që sundojnë nëpër qytete e nuk i kap ligji, që i sjell edhe në parlament për të votuar qeverinë pasi kanë shkaktuar gjakdershje me armë pa lej”, shtoi Alibeaj ndërsa përmbylli duke akuzuar Ramën se po sfidon çdo ditë qytetarët e vendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « AK një “gjysmë urimi për gjysmë Presidentin e gjysmë shtetin shqiptar”
Këshilltarët e PD: Të mblidhet urgjentisht Këshilli Bashkiak, të votohet propozimi ynë »
Article Logic
Execution time: 0.024841070175171
array(1) { ["section"]=> string(101) "per-fat-plumbi-i-kryetarit-te-rames-nuk-e-preku-qytetarin-alibeaj-reagon-pas-ngjarjes-ne-erseke-33735" }