‘’Për Gaten, çobanin e lopëve nga Lazarati Rama foli sikur kish kap Eskobarin. Për Al Kaponen e vërtetë shqiptar nuk ia mbajti b*tha t’i përmendte as emrin’’

Publikuar tek: politike, më 06:43 21-04-2016 ‘’Për Gaten, çobanin e lopëve nga Lazarati Rama foli sikur kish kap Eskobarin. Për Al Kaponen e vërtetë shqiptar nuk ia mbajti b*tha t’i përmendte as emrin’’

‘’Për Gaten, çobanin e lopëve nga Lazarati Rama foli sikur kish kap Eskobarin. Për Al Kaponen e vërtetë shqiptar nuk ia mbajti b*tha t’i përmendte as emrin’’, kështu reagon kreu i demokratëve në Gjirokastër, Roland Bejko.

Ai thotë se ndjen neveri për ata politikanë, gazetarë, opinionistë që shprehin simpati për banditët që i kanë bërë të gjithë të kenë frikë e të dridhen dhe nuk guxojnë t’u përmendin as emrat.

KOMENTI I PLOTË:

‘’Ju kujtohet?

Për Gaten, çobanin e lopve nga Lazarati Kryeministri i Shqipërisë dhe gjithë rajonit Edi Rama , Ministri i Brendshëm, media, komentatorët e rrjeteve sociale etj folën e komentuan pa fund sikur të kishin kapur Pablo Eskobarin shqiptar e jo më një të akuzuar si mbjellës të thjeshtë kanabisi.

Kryeministri në delirin e "justifikuar" të "suksesit" në Lazarat na dërdëlliti gjatë për "degatezimin" e drejtësisë dhe shoqërisë shqiptare duke na premtuar se prej asaj dite në territorin shqiptar nuk do të kishte më asnjë rrënjë kanabisi të mbjellë.

Nga Ai dhe Saje Bobi na u premtua se qysh prej asaj dite do shikonim një polici që se kishim parë kurrë më parë, të pa lidhur me bandat dhe me drogën...

Për Eskobarin, apo Al Kaponen e vërtetë shqiptar Edi Ramës dhe Saje Bobit nuk jua mbajti b.... a ti përmendnin as emrin e jo më të flisnin për orë e ditë të tëra siç bënë për Gate mavrinë !

Kaq poshtë ka rënë ky vend saqë modelet apo heronjtë që eksitojnë opinionin publik, mediat,adoleshentët dhe femrat, bëhen ajo kategori injorantësh e kriminelësh që kanë gjunjëzuar shtetin dhe ju kanë kallur datën të gjithëve dhe jo personalitetet e suksesshme që shkëlqejnë me talentin e tyre dhe djersën e ballit.

Ndjej neveri për ata politikanë, gazetarë, opinionistë që shprehin simpati për banditët që i kanë bërë të gjithë të kenë frikë e të dridhen dhe nuk guxojnë tu përmendin as emrat.

Nga frika e bandave të lidhura me pushtetin, ne shqiptarët pranojmë kokëulur talljebythën që po na bën të gjithëve Ministri i Brendshëm në prononcimet e tij televizive që hiqet sikur nuk e ka njohur fare më parë gjobvënësin.

Nëse kjo qeveri nuk do përmbyset pëpara zgjedhjeve të 2017 si e lidhur dhe e komanduar nga krimi i organizuar, nga kartelet e drogës dhe gjobëvenësit, nga gllabëruesit e tenderave, mediave, tokave, bregdetit, pyjeve e kullotave, Shqipëria do kthehet në një republikë tipike si ato të Amerikës Latine apo asaj Qëndrore si; Kolumbi, Meksikë, Porto Riko, Honduras, Peru etj ku ligjin e bëjnë kartelet e drogës të mbrojtura nga policia ose më saktë ku policia ruan parcelat dhe transporton drogën e tyre.

Opozita duhet të marrë në dorë fatet e vendit, ndryshe në Shqipëri nuk do mbetet këmbë qytetari të ndershëm, por vetëm horrat dhe sojsëzët e "Rilindjes" së bandave.’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mimoza Hafizi: E gatshme të angazhohem në një parti të re
Për Edi Ramën, sot është një ditë e bukur. Ja çfarë shkruan »
Article Logic
Execution time: 0.020936012268066
array(1) { ["section"]=> string(157) "per-gaten-cobanin-e-lopeve-nga-lazarati-rama-foli-sikur-kish-kap-eskobarin-per-al-kaponen-e-vertete-shqiptar-nuk-ia-mbajti-b-tha-t-i-permendte-as-emrin-38219" }