Për herë të parë, memoriali i "Aushvicit" të Tepelenës, ideja brilante nga i biri i të mbijetuarit

Publikuar tek: kulture-art, më 08:29 08-08-2017 Për herë të parë, memoriali i

Për herë të parë, memorial për Kampin Famëkeq të Tepelenës.

Është Gentiana Sula ajo që ka dhënë lajmin për skicat e para të idese brilante nga Gjon Radovani, i biri i një të mbijetuari në kamp dhe asistentja e tij Orjana.

Ja çfarë propozon ai:

Një barrake e rindërtuar. Njerezit kane ndenj aty per vite, ngushte si sardelet ne konserve. Gjoni ka bere studim per kete dhe e ka paraqit ne projekt.
Kemi modelin e vizatuar te te nderuarit Leke Pervizi. Kemi gjetur nje nga marangozet e asaj kohe qe ende jeton. E takojme te marten qe te saktesojme detajet e imeta te teknikes dhe materialeve te perdorura. 

Nje katror me 300 qeparisa ne qender te oborrit te kampit. Ne zemer te ketij katrori brendashkruar oborrit, nje platforme e zeze, granili?, ku shkruhen emrat e femijeve pa varr.

Ne hyrje fasilitetet e zakonshme te nje memoriali. Hyrje. Librari. Relike.

Barakat e ndertuara me vone kthehen ne fjetore dhe ambiente polifunksionale per nje punetori tematike per te rinjte e shkollave te mesme dhe te larta, brenda dhe jashte vendit, qe vijne te reflektojne per komunizmin.

Vizitoret ftohen te bejne pelegrinazh ne rruget shumekilometroshe ku grate detyroheshin te benin cdo dite, per te mbledhe dru dhe pleh per kampin, nderkohe qe foshnjet e tyre liheshin pas ne kamp, pa ushqim.

Vendvarrimet qe nderroheshin here pas here per te humbur gjurmet, "lavanteria" ku laheshin femijet me uje te ftohte, jashte dimer vere, me detyrim si dhe vendrojet et do tej shenjohen dhe pajisen me tregues.

Njera nga barakat te kthehet ne memorial per kampet e gjithe Shqiperise dhe deshmon per punen skllaveruese te mbi 100.000 veta qe bene pune te detyruar ne miniera, tharje kenetash, rruge, banesa, aeroportin e vetem, stadiumet etj.

Nje database elektronke per gjithe te internuarit, si dhe deshmi gojore te te mbijetuarve vendosen aty.

Ideja ekspozohet me 30 gusht, ne Tepelene.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Diçka e pazakontë ka ndodhur në qiellin e Tiranës pak minuta më parë (FOTO)
Turistët mbërrijnë në liqenin çudibërës në Gramsh, s’u besojnë syve nga ajo që shohin »
Article Logic
Execution time: 0.0046861171722412
array(1) { ["section"]=> string(106) "per-here-te-pare-memorial-per-kampin-famekeq-te-tepelenes-ideja-brilante-nga-i-biri-i-te-mbijetuarit-88528" }