Për herë të parë në Shqipëri, ministri i Ramës tregon rekordin e parë që nga 2010-ta

Publikuar tek: ekonomi, më 11:00 14-02-2018 Për herë të parë në Shqipëri, ministri i Ramës tregon rekordin e parë që nga 2010-ta

Ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka bërë publike për herë të parë që nga 2010-ta një rekord të vendosur në Shqipëri.

Sipas ministrit, Korporata Elektroenergjitke Shqiptare realizoi prodhimin ditor më të lartë historik të saj, prej 28,864,000 kËh duke tejkaluar rekordin ekzistues të prodhimit ditor më të lartë të realizuar në 30 Dhjetor 2010 në sasinë 27,784,000 kËh.

“Një nivel i tillë prodhimi është rezultat i një sinergjie të krijuar prej kushteve të favorshme hidrike të kombinuara me performancën e personelit inxhiniero-teknik të KESH, të cilët monitorojnë dhe garantojnë disponibilitetin e njësive të prodhimit në kohë reale.

Procesi i shkarkimeve të kontrolluara është ndalur dje në ora 10:00 dhe aktualisht HEC-et po operohen në kuotat optimale të shfrytëzimit.

Nderkaq, nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit u garantua operimi i sigurtë dhe me kapacitet të plotë i rrjetit edhe ne kushtet kur prodhimi total ditor, nga Kaskada e Drinit por dhe nga HEC-et private, arriti në 39,956,000 kËh”, shkruan Gjiknuri në rrjetet sociale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku në takimin me Eurodeputetët: Korrupsioni dhe pastrimi i parave në Shqipëri janë ngritur në sistem
FMN sjell zyrtarin e lartë në Shqipëri për KONTROLL dhe thotë: U impresionova nga reformat »
Article Logic
Execution time: 0.0141441822052
array(1) { ["section"]=> string(90) "per-here-te-pare-ne-shqiperi-ministri-i-rames-tregon-rekordin-e-pare-qe-nga-2010-ta-110199" }