Për herë të parë pas 3 muajsh Blushi në anën e qeverisë: Tërhiqeni këtë ju lutem, se kjo që keni bërë është fatale!

Publikuar tek: politike, më 13:17 21-04-2016 Për herë të parë pas 3 muajsh Blushi në anën e qeverisë: Tërhiqeni këtë ju lutem, se kjo që keni bërë është fatale!

Për herë të parë pas 3 muajsh Ben Blushi merr anën e qeverisë. I njohur si kundërshtari kryesor i kryeministrit Edi Rama, brenda PS-së, Blushi ka kritikuar ashpër opozitën dhe Berishën për thirrjen e tij që shqiptarët të rrëmbejnë armët. “Tërhiqeni këtë ju lutem, se kjo që keni bërë është fatale!”, tha Blushi.

“Unë nuk kam replikë me njeri sepse s’më ka përmend njeri emrin. Si qytetar I këtij vendi ndjehem i kërcënuar. U bë këtu një deklaratë që s’mund ta pranoj, E tha një ish-president, ish-kryeministër, tha merrni armët kundër kësaj qeverie, unë kam shumë arsye që jam kundër, por të thuash merrni armët, është fatale!

E tha dikush që e ka bërë njëherë, në vitin 1997.

Ka nja 3 muaj që përpiqem t’u them shqiptarëve, që dua t’u tregoj se ku e çon marrëzia e një njeriu partinë.

Ai që shet picën, të ketë një pistolëtë? Ti Jozefinë te parukierja, të ketë një pistoletë në sirtar? Ti Ristan, në taksi, të ketë pistoletë poshtë sediljes?

Edhe në qoftë se e tha këtë bashkë me ty, është edhe më keq. Në Amerikë po i reduktojnë armët. Po çfarë kostosh kemi ne? Ne vuajmë nga përdorimi I armëve prej 500 vitesh. Unë vesoj se ky debat duhet të shterojë.

Shullazi Zonjë, nuk justifikon atë që tha Berisha, banda ka patur dhe do ketë në Shqipëri, por kjo nuk do të thotë të mbrohemi nga bandat duke krijuar banda nëpër shtëpi.

Tërhiqeni këtë ju lutem, se kjo që keni bërë është fatale!

I besoni si besoni Sajmir Tahirit, s’më intereson fare. Tërhiqeni këtë se është katastrofë!

Për t’u mbrojtur nga Sajmir Tahiri? Për kaq pak.

Mos dilni ta shplani atë që bëri Sali Berisha se është katastrofë!’’, përfundoi Blushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sali Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi
Sulmi i Berishës ndaj gazetares: Të ka dërguar Shullazi. S’i heq asnjë presje deklaratës »
Article Logic
Execution time: 0.024739980697632
array(1) { ["section"]=> string(118) "per-here-te-pare-pas-3-muajsh-blushi-ne-anen-e-qeverise-terhiqeni-kete-ju-lutem-se-kjo-qe-keni-bere-eshte-fatale-38269" }