Për kë deputet të dënuar flet SHBA dhe cila është historia e tij?

Publikuar tek: politike, më 20:44 28-07-2015 Për kë deputet të dënuar flet SHBA dhe cila është historia e tij?

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar ditën e djeshme raportin për trafikimin e qenieve njerëzore në mbarë botën, ku në pjesën për Shqipërinë ndër të tjera theksohej se një deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka qenë i dënuar më parë për trafikim të qenieve njerëzore, por pa përmendur emër në veçanti.

Por kush është deputeti i dënuar për cilin flet SHBA? Më 12 korrik të vitit 2014, deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani bëri publike dosjen e deputetit socialist Arben Ndoka, i cili rezultonte të ishte i dënuar në fund të viteve 1990 me 7 vjet e 5 muaj burg nga gjykata e Romës për “shfrytëzim prostitucioni në rrethana të rënduara”. Duket se DASH i referohet pikërisht deputetit të PS-së kur flet për persona të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.

Pasi ka vuajtur një pjesë të dënimit në burgjet shqiptare, Arben Ndoka është liruar në vitin 2005 për tu përfshirë fillimisht në administratën publike dhe më pas në jetën politike në Shqipëri.

Vetë, deputeti Ndoka e ka konsideruar ngjarjen si aksidentale dhe një ngatërresë që i ka kushtuar jo pak atij, por ka refuzuar të pranojë se ka kryer më parë këtë vepër penale.

Pas lirimit nga burgu ai është angazhuar dhe në funksione drejtuese në administratën publike, deri dhe në Gardën e Republikës apo Policinë e Shtetit, ndërsa përpara se të bëhej pjesë e listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, Ndoka mbante postin e drejtorit në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, në administratën e drejtuar nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pas denocimit të PD-së, kryeministri Edi Rama mohoi që në radhët e grupit parlamentar të PS-së të kishte njerëz të dënuar, ndërsa theksoi se ligji në Shqipëri i njeh të drejtën e rehabilitimit pasi ka kryer një krim dhe ka vuajtur dënimin çdo personi në Republikë, duke i dhënë mundësinë atij për të garuar i barabartë me çdo qytetar tjetër për poste publike.

Mazhoranca dhe opozita ndërmorrën më pas me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Brukselit, iniciativën për dekriminalizimin e Kuvendit dhe politikës shqiptare. Por, kjo nismë, ashtu siç ishte parashikuar edhe në fillim u la në hije, duke mos arritur të krijohet një ligj i posaçëm që do të pengonte përfshirjen e personave të inkriminuar në politikën shqiptare.

Edhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar sot pas publikimit të raportit të DASH, duke e konsideruar të turpshëm faktin se në Shqipëri ka deputetë me të kaluar kriminale. Ashtu si edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, ambasada amerikane ka bërë thirrje që personat e inkriminuar të largohen nga partitë politike.

Lexo edhe:

Raporti i DASH, ambasada e SHBA: E turpshme, një deputet i dënuar për trafikim, jashtë kriminelët nga Parlamenti

PD ngushton listën me deputetin e përfolur për trafik qëniesh njerëzore, Lulzim Basha jep emrat

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministria e Brendshme komenton raportin e DASH, Gjebrea: S’jemi më vend në vëzhgim për trafikun njerëzor
Basha pret zyrtarët e lartë austriakë: Shqipëria po kthehet mbrapa »
Article Logic
Execution time: 0.021069049835205
array(1) { ["section"]=> string(70) "per-ke-deputet-te-denuar-flet-shba-dhe-cila-eshte-historia-e-tij-17185" }