Për momentin Serie A ka vetëm një pretendent…Interin

Publikuar tek: sport, më 23:05 23-09-2015 Për momentin Serie A ka vetëm një pretendent…Interin

Është padyshim ekipi më në formë për momentin dhe duket se Roberto Mancini e ka gjetur ilaçin kurues për të rikthyer sërish Interin pretendent në Serie A.

Në fillim të sezonit, ziklatërit nuk ishin pretendet për titull, madje diskutohej nëse do të arrinin vendin e tretë, por pas 5 ndeshjeve të zhvilluara në kampionat, Interi është skuadra e vetme me pikë të plota.

Fitorja e djeshme ndaj Veronës, tregon se milanezët kanë tashmë vetëm një objekiv, vendin e parë.

Sa i përket kampionëve në fuqi, Juventusit, ky fillim sezoni ka qenë vërtetë zhgënjyes. Skuadra e Allegrit dështoi të siguronte një fitore mbrëmjen e djeshme ndaj modestëve të Frosinones dhe Juventusi tashmë e sheh veten në vendin e 13 me vetëm 5 pikë të grumbulluara.

Edhe Roma ka zhgënyer sërish me humbjen 2-1 në fushën e Sampdorias. Kryqytetasit shiheshin si skuadra e vetme që mund të konkuronte Juventusin në garën për titull, por deri më tani rezultatet nuk kanë qenë aspak pozitive.

Rezultatet e kësaj jave në Serie A: 

23.09.2015
20:45 Carpi FC 0-0 SSC Napoli
20:45 ChievoVerona 1-0 Torino FC
20:45 Fiorentina 2-0 Bologna FC
20:45 Inter Milano 1-0 Hellas Verona
20:45 Juventus FC 1-1 Frosinone Calcio
20:45 Lazio 2-0 Genoa
20:45 Sampdoria 2-1 AS Roma
20:45 US Palermo 0-1 Sassuolo Calcio
22.09.2015
20:45 Udinese Calcio 2-3 AC Milan

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FIFA “godet” përsëri Barcelonën
Mbrëmë Lewandowski theu rekodrin një shqiptari »
Article Logic
Execution time: 0.019742965698242
array(1) { ["section"]=> string(58) "per-momentin-serie-a-ka-vetem-nje-pretendent-interin-21515" }