Për Tom Doshin s'ka akuzë për kanosje, qëndron akuza e kallëzimit të rremë

Publikuar tek: politike, më 10:00 30-04-2015 Për Tom Doshin s'ka akuzë për kanosje, qëndron akuza e kallëzimit të rremë Deputeti Tom Doshi

Tom Doshi akuzohet vetëm për kallëzim të rremë. Kjo është akuza e vetme e Prokurorisë, që iu bë sot e ditur deputetit. Prokuroria ka hequr dorë nga dy akuzat e tjera: kanosje me armë dhe deklarim të rremë.

“Është akuza e kallëzimit të rremë dhe kjo akuzë për ne nuk qëndron, por është e rëndësishme që prokuroria nga tre akuza, sot komunikoi vetëm akuzën e kallëzimit të rremë, duke hequr dorë nga kanosja. Sot nuk u deklarua mbyllja e hetimeve. Për ne edhe kjo akuzë nuk qëndron. Vazhdon akoma hetimi dhe ne do t’i kërkojmë prokurorisë prova të tjera. Kallëzim i rremë, është në kuadrin e videos që ju tashmë e njihni që është reale. Nuk është bërë kallëzim, por nga vetë Doshi nuk ka shërbyer për të filluar procedim penal. Presioni ka qenë i madh se Prokuroria sajoi tre akuza, sot arriti në përfundimin se sipas tyre qëndron vetëm një akuzë, por për ne nuk qëndron asnjë akuzë.”, tha Ferid Muçaj, avokati i Tom Doshi.

Lidhur me provat që kërkojnë nga prokuroria për videon që ka çuar vetë në Prokurori Tom Doshi, avokati u shpreh se provat do të vërtetojnë që thëniet e Doshit janë të vërteta.

“Akoma nuk ka shkuar dosja në Gjykatën e Lartë. Prokuroria nuk ka disponuar me vendim përfundimtar për mbylljen e kësaj çështje. Sot nuk dhamë shpjegime. Këto prova provojnë se thëniet janë të vërteta. Nuk bëhet fjalë për krijimin e provave të rreme.’’, tha Muçaj, duke shtuar edhe se aktualisht Doshi nuk ruhet nga forcat e policisë.

Deputeti i PS Tom Doshi mbërriti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku iu komunikua akuza pas vendimit të së martës që vendosi ndaj tij masën e “detyrim paraqitje”.

Gjykata e Lartë ditën e hënë  lehtësoi masën e sigurisë për Doshin. Pas izolimit në shtëpi, Doshi ka marrë masën e sigurisë ‘’detyrim paraqitje’’, çdo të hënë në orën 10:00. Tom Doshi dyshohet për “Kallëzim të rremë dhe kanosje”.

Mësohet se sot do t’i komunikohet akuza edhe deputetit tjetër Mark Frroku ndaj të cilit është marrë masa e sigurisë “arrest me burg”. Deputeti Frroku dyshohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ndodhur në Belgjikë. Frroku, së fundmi ka patur probleme shëndetësore dhe është shtruar në spital, ndërkohë që mediat folën edhe për një takim mes tij dhe kreut të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, në ambjentet e spitalit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Kandidatët e majtë Zotka, Roshi dhe Bushi kanë rekorde kriminale
Rama: Operacion kontrolli për cilësinë e naftës, tolerancë zero për mashtruesit »
Article Logic
Execution time: 0.24557495117188
array(1) { ["section"]=> string(79) "per-tom-doshin-s-ka-akuze-per-kanosje-qendron-akuza-e-kallezimit-te-rreme-10032" }