Përballë vajzave të librave, i kthejnë Tiranës atë që i mungonte (FOTOT)

Publikuar tek: kulture-art, më 12:07 01-03-2017 Përballë vajzave të librave, i kthejnë Tiranës atë që i mungonte (FOTOT)

Ato kanë vendosur t’i kthejnë Tiranës imazhe nga Parisi i pas viteve 1920, ku Hemingway u shpërngul bashkë me të shoqen Hadley, për të jetuar atë ccfarë mungonte në Amerikë atëherë, kafenetë letrare. Pas mesnate Skot Fitzgerald me të shoqen Zelda, apo Gertrude Stein, Ezra Pound, Picasso,James Joyce, i bashkoheshin kafeve të famshme, nga ku dolën lëvizjet më interesante letrare të shekullit XX, dhe ku raportet me shkrimtarët kishin një tjetër dimension. Ato nuk ishin thjesht kafene ku pihej ckoc apo verë, e ku flitej për ndjesitë e bukura të shkrimit, por kafene që I kthyen Parisit një shkëlqim që e ndjejmë ende teksa e vizitojmë sot. Të njëjtën gjë ato shpresojnë ti kthejnë Tiranës, duke rikthyer me nismën e tyre “letërsia dhe qyteti” zëra dhe personazhe që I kanë munguar qytetit, për ti dhënë një tjetër dimension frymëmarrjes intelektuale të tij. Ato janë dy gazetare të njohura në botën e librit, dy mikesha të vjetra, që nuk ndajnë bashkë vetëm pasionin për letërsinë.

Ato janë Beti Njuma, gazetare e njohur për rubrikën e saj “Vitrina e librit” në Top Channel, dhe Alda Bardhyli, kryeredaktore e Revistës letrare Saras, të cilat, lidhjen e tyre me librin, prej kohësh e kanë ccuar në një tjetër dimension, në shërbim të tij të kauzave që e ndihmojnë letërsinë. Me revistën letrare Saras, Alda ka arritur të zgjojë interesin e fjetur deri pak kohë më parë jo vetëm të letrarëve të rinj, por dhe të një brezi të konfirmuar shkrimtarësh, të cilët gjejnë në këtë revistë ccdo muaj, një atmosferë të asaj cfarë ndodh sot me letrat shqipe apo ato botërore. Aldës i pëlqen ta quajë një klub letrar që të kujton Parisin e kohës së Hemingëayt. Ndërsa Beti me vitrinën e saj të librit, ka arritur të zgjojë tek shqiptarët dëshirën për librin, duke ccuar cdo të dielë përmes ekranit sugjerimet e duhura. Së fundmi, një nismë tjetër interesante i ka bërë bashkë dy mikeshat e mira.

“Letërsia dhe qyteti” është nisma e cila synon të rikthejë në jetën publike të qytetit, personazhe të njohur të letrave shqipe, të cilët nuk  kanë pasur vëmëndjen e duhur. Një nismë e cila kërkon të zgjojë zërin e intelektualëve, kaq të nevojshëm në kohën që jetojmë. I pari që iu bashkua kësaj nisme ishte shkrimtari Bardhyl Londo. Poeti i njohur i viteve 70-80-të erdhi në një rrëfim të pazakontë përballë dy gazetareve, të cilat arritën të depërtonin në një botë të panjohur të Londos, për të sjellë përpara të pranishmëve një atmosferë të mënyrës sesi ka funksionuar bota letrare në Shqipërinë e para viteve 90-të. Londo ka qënë Kryetari i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve pas rënies së sistemit, dhe në bisedën përballë Njumës e Bardhylit, ai foli për momentin delikat që shoqëroi Ish Lidhjen pas rënies së komunizmit. Poeti i dashurisë, Londo komentoi dhe mënyrën sesi po përballemi sot me të shkuarën, duke u nisur dhe nga debatet që përfshinë median pas vdekjes së shkrimtarit Dritëro Agollit. Takimi me Brikena Cabejn një intelektuale me një rol të rëndësishëm në kulturën shqiptare në këto dy dekadat e fundit, ishte tepër I ndjerë. Në vilën Cabej, që tashmë shërben si streha e botimeve me të njëjtin emër, ajo foli për raportin me të atin Eqrem Cabej, botimin e dorëshkrimeve pas vdekjes, jetën e tij përkrah nënës së saj Shyhretit e gjithccka tjetër mbi jetën e një personaliteti të madh.

Brikena komentoi për herë të parë dhe foton e famshme ku Cabej shfaqet duke komunikuar me Enver Hoxhën, duke shpjeguar dhe raportin e të atit me regjimin. Për dy gazetaret, rrëfimit do ti bashkohen dhe emra të tjerë të mendimit, si shkrimtarja Diana Culi, Fatos Kongoli, Koco Kosta, Edmond Tupe, etj.

b1.jpg

b2.jpg

b3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rumunia e vogël çmend jurinë, këndon këngën “Suss” të Rona Nishliut (SHIKONI MAGJINË NË VIDEO)
Përmbarimi bllokon Vangjush Dakon, ndal më në fund puna për “Velierën” »
Article Logic
Execution time: 0.06496787071228
array(1) { ["section"]=> string(75) "perballe-vajzave-te-librave-i-kthejne-tiranes-ate-qe-i-mungonte-fotot-70354" }