Përballen 6 kandidatët e Tiranës, mini-intervista me Kosovën, Veliajn, Bojaxhin, Gurin, Tafajn dhe Muslian

Publikuar tek: politike, më 09:35 09-06-2015 Përballen 6 kandidatët e Tiranës, mini-intervista me Kosovën, Veliajn, Bojaxhin, Gurin, Tafajn dhe Muslian

Përballen 6 kandidatët Erion Veliaj, Halim Kosova, Gjergj Bojaxhi, Sazan Guri, Arben Tafaj, Dhimitër Muslia. Përballja në mini-intervista po zhvillohet te Universiteti i Arteve. Intervistat po bëhen nga Armand Mero, në programin “Sfidat dhe mundësitë për Tiranën".

Halim Kosova:

Në këtë ditë të bukur, të filloj unë njëherë për programin e Bashkisë së Tiranës. Unë flas me menaxherët dhe taksapaguesit më të mëdhënj. Duke marrë parasysh se nga vij unë, unë ndaj bindjen se menaxhimi ashtu sikurse një artist, është një talent që lind dhe zhvillohet, sikur unë e kam treguar për ta vënë në funksion të qytetarëve.

Ecuria e tregoi që punësimi është kryefjala e çdo bisede, në qendër, periferi, komuna e gjithandej. Në vizionin tim është sit ë hapim më shumë vende pune. Pavarësisht nga uljet e taksave, e kam deklaruar që do ketë një ulje 30% të të gjitha taksave që bashkia është përgjegjëse.

Dhe e dyta atë nismë të mirë që bashkia ka filluar, fondin e garancisë për bizneset, do ta çojmë në 15 milionë euro, ku ai që ka një ide, një projekt, nuk do jetë e nevojshme për kolateral në bankë por do jetë bashkia që do garantojë për një projekt që hap vende pune. Bashkia do mbulojë përqindjet. Çdo ëndërr e çdokujt të bëhet realitet.

Mero: Prapë lidhet me investimet. Tirana është shtëpia e pak kompanive shumëkombëshe. A ka  pengesa ligjore që duhen rregulluar? Çfarë do bëni ju?

Kosova: Sa i takon kësaj klime të domosdoshme kuptohet që ato kërkojnë një legjislacion më të përshtatshme, një klimë që unë e kam ofruar në Tiranë, trajtim të barabartë, plane urbane por të jem realist në shumë biseda, jam ul me pronarët dhe kam bisedu se cila do jetë rruga më e mirë. Më kanë thënë “Doktor ne e vlerësojmë shumë, por në Kosovë dhe Maqedoni kemi oferta më të mira’’. Kjo është një lloj thirrje në mënyrë që biznesit t’i ofrojmë ato që kërkon.

Mero: Një mënyrë e tërheqjes së biznesit është edhe partneriteti publik privat. Mund të na identifikoni dy shembuj?

Kosova: Unë e kam të qartë që një kryetar i vetëm nuk mund të bëjë atë që do bëjnë partnerët. Bizneset e mëdha po të bashkohen me bashkinë do bëjnë atë që nuk bën dot një i vetëm.

Jo vetëm do t’i përpunojmë saktë mbeturinat e qytetit, duke i seleksionuar dhe përpunuar duke i kthyer në burime financimi. Një shembull shumë i mirë është edhe terminali multimodal.

Mero:Unë jam në dijeni, tatimin mbi të ardhurat e dividentit, unë do mbështes cdo lloj iniciative që ju propozoni. Do ul cdo taksë të biznesit të vogël, që ju nuk iu prek po ka 25471 biznese. Ulja është në bashkëpunim me USAID, që i kërkoj një legjislacion të ri për të rritu autonominë në bashki si të vetmen mundësi. Autonominë e kam parë gjithmonë jo si një qyp me flori.

Z.Rama luftoi që taksët e biznesit të vogël ta merrte vete kur ishte në krye, kështu jam dakord se duhet të ndodhte, por kur shkoi kryeministër e mori vetë. Jo kjo, por shumë do t’i ulen. Unë jam i sigurtë se do t’i japim një dorë biznesit. Edhe sikur anëtarët e shtëpisë të punësohen është gjë e madhe

Mero: Një sfidë e vërtetë do jetë territor. Do rritet në popullësi, nga 42 km2 në 1100km2. Si kryetar bashkie çfarë do bëni? Si do përfshihen qytetarët në vendimarrje?

Kosova: Unë e kam theksu gjithmonë dhe duhet ta mbajnë mend të gjithë, unë nuk jam politikan tipik por ndoshta të gjithë për këtë kemi nevojë. Jo vetëm në 4 vitet e Z.Basha dhe 11 vitet e Ramës e më tej, do shohim cdo gjë të mirë që është bërë, por nuk është promovuar. Si këto projekte në letër, të shkojnë në të mirë të qytetarit. Kemi një plan urban që do e ndihmojë qytetin për të ec në drejtimin e duhur. Mungesa e punës e firmave të privilegjuara, do bëjë që cdo vendim i marrë do jetë në mënyrën më transparente të mundur. Brenda muajit dhjetor, plani për Tiranën e Madhe do t’i shërbejë që çdo banor ku banon ti ketë të gjitha kushtet

Mero: Vura re Punët krijohen kur një qytet krijohet mbi avantazhet konkuruese, prodhim, art, etj Cfarë avantazhesh ka Tirana? 40% janë në kushtet e tregtisë, si do orientohet në kalimin e industrisë?

Kosova: Në krye të Bashkisë së Tiranës, edhe të spitalit, ndërtimi I një modeli të transferueshëm në qytete të tjera, Unë nuk e shoh në konflikt me qytetet e tjera, unë e shoh në konkurencë me kryeqytetet në Europë. Ringritja dhe mbështetja e prodhimit artisanal, duke fuqizuar markën, pullën “Tirana’’ dhe duke fut edhe agrobiznesin, që kanë filluar disa qendra, duke rigjeneruar 5 mijë vende pune.

Bizneset e reja, u rriten taksat vendore për 4 vitet e para. Edhe kjo do jetë për ta rimarrë veten. Një nga idetë është edhe diferencimi I taksave të ndërtimit, më e ulët në zona të caktuara. Unë kam qenë në Zallbastar ku u kam thënë pse mos të investohen nga banorët e fshatit, tani që hapet dhe Rruga e Arbrit. Pas këtij projekti sa vende pune duhen, sepse janë dhe vendet e punës, që do t’I aktivizojnë këto banorë. Gjithashtu edhe 7 mijë nga projektet e bashkisë. Gjithashtu edhe Fondi I Garancisë prej 15 mln euro është përllogarit që do jetë një ndihmesë shumë e madhe në krijimin e vendeve të punë. Të gjitha asetet që bashkia ka të trashëguara dhe në pronësi, do u japim gjallëri falas për fëmijët dhe qira minimale që t’u krijojmë të rinjve një perspektivë më të mirë.

Unë ju falenderoj për këtë mundësi që më jepni. Bashkëpunimi do jetë çelësi i sukesit në mbështetje të bizneseve të Tiranës që do iu heqë stresin, po do krijojë shumë mundësi për punësim. Në bashkëpunim me donatorët e huaj, një përqindje e vogël t’i kalonte bashkisë së Tiranës, do ishte e interesuar bashkia që klima e mbetjeve të përmirësohej dhe të rregullohej higjiena, pastërtia, rregulli, kjo do ketë një kontribut që bashkia të ketë mundësinë të bëjë më të mirën e mundshme.

Mini-intervista e Veliajt:

Erion Veliaj: Unë besoj se bashkia ka në dorë disa gjëra për të bërë, kemi provuar se kur biznesi motivohet ka interest a shtojë punësimin. Këshilli Ekonomik Kombëtar, ne nuk kemi këshill të Tiranës, na rezulton se në mungesë të një structure, ne e ndryshuam këtë që të mblidhet periodikisht, na rezultoi Fondi i Nxitjes së Punësimit dhe Këshilli Ekonomik i Punës janë ideale për t’u implementuar edhe në nivel lokal. Momentalisht ne kemi një plan urban ku do zhvillohen pallatet, do ketë një plan të mirëfilltë zhvillimi.

Mero: Kompanitë shumëkëmbëshe..

Veliaj: Vini në Tiranë dhe shikoni se ndricimi nuk ekziston pas orës 7 në Tiranë, vini në Tiranë dhe shikoni si shërbehet ushqim në tregje dhe puseta. Unë besoj se së pari që bashkia duhet të sjellë qytetin në një situatë normale. Një brand nuk mund të trajtohet me dinjitet nëse nuk ofrohen shërbimet minimale. Një pamje e një qyteti modest , ne nuk jemi një metropol I vendeve të zhvilluara. Qytetin mund ta pastrojmë. Kjo është detyra e parë, e dyta bizneset shtyhen në radhe për të paguar detyrimet, mund ta bëjnë fare mirë online.  Megjithatë unë besoj se nëse bashkia modernizon shërbimet dhe e kthen në normalitet brenda 300 ditëve të para. Ne mbajmë mend edhe qytetin e administruar mirë. Dua t’I kthej qytetit atë që humbi në 2011.

Mero: Aktiviteti privat a mendoni se krijon më shumë vende pune, a do e mbështesni këtë partneritet, cilat do ishin dy shembuj?

Veliaj: Në 1.5 vjet pilotuam shtëpitë për të moshuarit, pagat etj, Janë parkimet, partneritet edhe pë rata që quant a zhvillojnë pronën. Kushdo sipërmarrës në parkime i bën nder qytetit. Tirana është afro 1 mln banorë. Ne momentalisht kemi vetëm një pikë grumbullimi për prodhimet, mund të kemi një zonë në Dajtë, Baldushk dhe një në Kombinat. Shoh shumë interes për bashkëpunim dhe partneritet .Ndricimi publik, me teknologji lekë, që kursen faturën dhe kemi një qytet më të ndriçuar.

Veliaj: Bashkia në thelb është si një sipërmarrje. Sot kemi një bashki që nuk menaxhon të ardhurat e veta. 95% e parkimeve nuk mblidhen. Ka falimentuar, por e merr grantin nga qeveria. Akoma më keq është realizimi i taksës së pronës. I dëgjoj thirrjet populiste, mund t’i ulin tani, po e di shumë mirë se nuk i menaxhon dot. Disa e paguajnë taksën, disa jo, kjo është padrejtësi. Unë jam i majtë, besoj te taksimi porgresiv, një banor që banon në Shkozë, nuk mund të paguajë njësoj me dikë që jeton në Bllok ose në një zonë rezidenciale. Buxheti i bashkisë është 70 milionë dollarë. E përkthyer kjo do të thotë se ka një potencial shumë të madh për zhvillimin, Bashkia të bëjë punët e veta. Vetëm fondi i kopshteve dhe shkollave është 16 milionë euro. Janë shpenzuar 1.6%.

Mero: Si do i siguroni qytetarët që do kenë të njëjtin akses, si do përfshihen?

Së pari unë vërtet jam i ri në moshë, por jo në eksperiencë. Shkurtuam ndjeshëm deficitin e asistencës sociale, pensionet dhe PAK. Kursyem 1 milion dollarë nga menaxhimi më i mirë. Pata privilegjin t’i shërbej kombit tim në 36 degë, 12 ,me modelin modern 46 të pensioneve, 12 qendra të formimit profesional, 12 të Inspektoriatit të Punës. Nuk është vonuar asnjë ditë pensioni. Nëse është vonuar, dikush ëshët penalizuar në nivelin kapilar. E di fare mirë për çfarë po flasim.Pas zgjedhjeve kryetari cakton 24 administratorë, besoj se e kam treguar që nuk shoh përkatësi, kam punuar me të përndjekurit dhe hapjen e dosjeve.  Do e sjellim në të njëjtin standard, më vjen keq, por bashkia po fle me gërhima.

Mero: Industria…?

Do fokusohemi në disa mundësira. Së pari industria e lehtë, Kashari, të fuqizohet Vaqari, së fundi një kompani gjermane që do zhvendoset në atë zonë. Duam një zonë të tretë industriale në dalje të Rrugës së Dibrës. Jo vetëm Kashari monopol por edhe dy zona të tjera. Shoh një potencial të jashtëzakonshëm për  bujqësinë. Pikat e grumbullimit do të fuqizojnë, jo koperativat e stilit të vjetër por ato kapitaliste. Shikoj një potencial të jashtëzakonshëm sa i përket turizmit. Me pajën që merr nga 13 komuna, 100 liqene, 13 kala e meriton. E dëshmuam këtë me Gjirokastrën. Për të gjitha Bashkia ka nevojë për një kryetar që shkon në punë. Unë besoj se në Shqipëri institucioni sillet si njeriu që e drejton, unë besoj se ky është fillimi i një pune të re në bashki.

Mini-intervista e kandidatit Sazan Guri

Sazan Guri:Një mbështetje të sipërmarrjeve dhe inovacioneve. Bashkia ka si produkt të saj mikromenaxhimin. Fryma e bashkëpunimit me qeverisjen lokale, por që në hapat e para, dy vjetët e para do jetë frymë nxitëse me taksë zero për bizneset e reja. Nga takimet me bizneset ato sfiliten nga takimet me qeverisjen, ne mendojmë që taksa të jetë e përmbledhur 1-vjeçare maksimumi 6-mujore dhe jo 1-mujore. Ne mendojmë që Tirana të jetë pjesë e Eco Plan Tirana, e bazon në 5 shtylla: Eco Bonus, nxit bizneset që kanë iniciativa, novacione, Eco Profit, ku kompanitë nuk  paguajnë po patën shërbim riciklimi, Eco Taksë, e kundërta, që kompanitë nuk ofrojnë shërbime të riciklimit, këto penalizohen, taksë për ton/mbetje

Mero: Shoqëritë e mëdha…

Pasiguria politike, mosbashkëpunimi (qendra e Tiranës, Zogu i Zi), autoriteti i personit ‘’Njësh’’ mbi institucion, raste të lidhjeve të shkurta biznes-politikë, ka bërë që kompani të dyshimta kanë ardhur me një biznes të paqëndrueshëm. Filozofia e bukës, ku ardhja ka qenë vertikale dhe jo të gjerë. Ne jemi orientuar drejt biznesit të ndërtimit, vertikale, ku kompanitë serioze nuk e kanë gjetur veten. Kemi një zhvillim konglomerat. Këto kanë bërë mungesën e një zhvillimi të vendit.

Restorantet janë emër të çuditshëm, nuk revokojnë historinë, sipas emrit dhe përmbajtja. Kemi mungesë të burimeve njerëzore. Turizmin në Mal të Zi e zhvillojnë të rinjtë. Ndërkohë të rinjtë tanë, duhet të kenë qendra që të zëvendësojnë shtetin paralel.

Mero: Partneriteti publik privat…

Guri: Në çdolloj programi të tillë, kanë vuajtur nga mungesa e studimit të fizibilitetit. Kemi shumë raste ku nuk ka dëgjesë publike, as grupe interesi. Ne si studio në 400 letra krahasojmë pikërisht elementët e pyetjes suaj. Jo me partneritet fals. Duhet të jenë të gjithë shpikës, krijues, përvoja ime ka qenë marrëdhënie e tillë e avokatisë, kam bërë projekte të tilla. Landfilli I Sharrës I kushton një qytetari  60 mijë lekë në vit dhe nuk merr produktin. Edhe Rruga e Kombit dhe transporti publik në Tiranë janë projekte, ku nuk ka komisione që përfshihen.

Mero: Taksat…

Guri: Kjo bashki do bëjë atë që duhet marrëdhënie shumë e sinqertë, sepse shqiptari nuk vuan nga taksa, por mënyra e mbledhjes, diku merret apo diku nuk merret. Ai nuk e ka problem për një taksë të njëjtë. Bashkia do ketë të ardhura konstante. E ardhura më 400 milion euro të vjetra që shqiptarët apo studio arkitekturore, nuk dinë të zgjedhin këtë fond të Brukselit.

Mero: Më falni që iu ndërpres

Guri: Jam mësuar me ndërprerje

Guri:Shërbim të barabartë dhe të pandërprerë: Ujë, Energji, Shëndetësi dhe Siguri. Sot jemi të  banorë të këtij qyteti në këtë territory. Reformë ose kërkesë administrative. Do krijohen komisione, komision urbanistik me akademik, brenda Bashkisë, politik dhe kur të vejë në Këshillin Bashkiak është thjesht proces firmosje.

Mero: Punësimi…

Ka avantazh, jo më kot kongresistët e Lushnjes na zgjodhën kryeqytet. Është korridori ekologjik urban. Krrabë, Bërzhitë, Liqeni i Tiranës, Farkë deri në Gjirin e Lalëzit. Shoqërohet me 30 elementë.Nuk mund të premtosh se do hapësh kaq vende pune, jo ti do hapësh alternativa. Të gjitha këto alternativa janë vende pune. Integriteti i njerëzve dhe serioziteti i ve. Ambicia ime nga një qytetar i përjekur, të vij në një qytetar të parë për të ndihmuar qytetarët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dako për zonën më të thellë të Durrësit: Juba është “Kalifornia” e Shqipërisë
Basha: Zëri i qytetarëve më 21 qershor ligj i ligjeve »
Article Logic
Execution time: 0.026019811630249
array(1) { ["section"]=> string(107) "perballen-6-kandidatet-e-tiranes-mini-intervista-me-kosoven-veliajn-bojaxhin-gurin-tafajn-dhe-muslian-13067" }