Përballja e Taulant dhe Granit Xhakës në Kampionatin Europian është kryefjalë e mediave të huaja kur analizojnë ndeshjen e 11 qershorit.
Media e njohur e futbollit, Goal.com është e fundit ndër kryesoret që theksin kryesor e vë në përballjen historike mes dy vëllezërve, që do të jetë e para në historinë e një Kampionati Europian. Dueli mes tyre zë gjithashtu pjesën kryesore të artikullit, si dhe i bëhet një historik i shkurtër zgjedhjes së dy futbollistëve për të zgjedhur dy Kombëtare të ndryshme për të përfaqësuar.
Shqipëria dhe Zvicra do të zbresin në fushë më 11 qershor në orën 21:00, në ndeshjen e parë të tyre në Grupin A.