Përballja me Kosovën, në Ukrainë çështja kthehet në politike

Publikuar tek: sport, më 16:22 27-06-2016 Përballja me Kosovën, në Ukrainë çështja kthehet në politike

Vendosja e Kosovës në grupin I, së bashku me Kroacinë, Islandën, Turqinë, Finlandën dhe Ukrainën, për eleminatoret e Kampionatit Botëror, po kthehet në çështje politike për Kievin.

Federata Ukrainase e Futbollit nuk i ka përfshirë ende në kalendarin zyrtar ndeshjet me Përfaqësuesen e Kosovës, ndonëse datat dhe oraret janë bërë tashmë zyrtare.

Presidenti i Federatës, Andriy Pavelko ka deklaruar se ky institucion i është drejtuar me një letër zyrtare Ministrisë së Punëve të Jashtme, për arsye se Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës. Pavelko kërkon nga zyrtarët e ministrisë të shprehen se si duhet të veprohet në këtë rast.

Një mundësi është që ndeshja Ukrainë-Kosovë të luhet në një fushë asnjëanëse, ndonëse pritshmëritë janë që Kievi të pranojë organizimin e këtij takimi në territorin e tij.

Vetë federata ukrainase nuk ka mbajtur më parë qëndrim kundër federatës kosovare, pasi në janar të këtij viti, në një turne të organizuar në Turqi, skuadrat U21 të Ukrainës dhe Kosovës kanë luajtur me njëra-tjetrën.

Në grupin I, Ukraina është shteti i vetëm që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTOT- Vendi dhe njerëzit që zgjedh Armando Sadiku për të pushuar pas Europianit
Rritet vlera e Kombëtares pas Euro2016, dyfishohet çmimi i Hysajt, goli nuk i sjell asgjë Sadikut »
Article Logic
Execution time: 0.020085096359253
array(1) { ["section"]=> string(65) "perballja-me-kosoven-ne-ukraine-ceshtja-kthehet-ne-politike-44742" }