Përballja me Partizanin e Beogradit, Ilir Daja ka një mesazh për kundërshtarët

Publikuar tek: sport, më 12:57 27-10-2017 Përballja me Partizanin e Beogradit, Ilir Daja ka një mesazh për kundërshtarët

Përballja e kthimit, Partizani Beograd-Skënderbeu do të zhvilohet të enjten dhe skuadra korçare ka nisur përgatitjet që sot edhe pse ka një ndeshje në kampionat në fundjavë.

Bardhekuqtë janë shumë të përqëndruar në përballjen e Beogradit, e cila cilësohet si ndeshja kyçe nëse Skënderebu do të pretendojë të kalojë fazën e grupeve të Europa League.

Tekniku Ilir Daja në një dalje për mediat tha se skuadara e tij shkon në këtë ndeshje me objektivin e vetëm për të marrë tre pikët. Ai u shpreh se pavarsisht mungesave të shumta korçarët do të shkojnë me objektivat maksimal në ndeshjen e së enjtes.

“Skënderbeu hyn në çdo takim per fitore, por prezent janë të treja rezultatet. Kemi treguar kur hyjmë me dëshirë maksimale dhe ritëm e kemi të thjeshtë të shkojmë tek fitorja. Jemi mësuar me këtë intesitet dhe ndeshjet njëherë në katër dite. Problem është që nuk kemi pasur gjithë grupin në dispozicion. Rotacioni i pamundur. E rëndësishme është që ne vazhdim do të ketë rikthime”, u shpreh Ilir Daja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pëkujtohet legjenda, 33 vjetori i debutimit të Michael Jordan në NBA
»
Article Logic
Execution time: 0.019591808319092
array(1) { ["section"]=> string(83) "perballja-me-partizanin-e-beogradit-ilir-daja-ka-nje-mesazh-per-kundershtaret-97420" }