Përballja me Partizanin e Beogradit, zbulohet formacioni i mundshëm i Skënderbeut

Publikuar tek: sport, më 19:04 18-10-2017 Përballja me Partizanin e Beogradit, zbulohet formacioni i mundshëm i Skënderbeut

Të enjten Skënderbeu zbret në fushën e “Elbasan Arena” me qëllimin e vetëm marrjen e 3 pikëve.

Përballë do të ketë një nga skuadrat më të njohura të Ballkanit, Partizanin e Beogradit. Skuadra e Ilir Dajës do të hidhet në fushë me qëllim për të treguar se tashmë nuk është vetëm një skuadër që mjaftohet me pjesëmarrjen në grupet e Europa League.

Objektivin e ka deklaruar edhe trajneri bardhekuq, Ilir Daja i cili në konferencën për shtyp deklaroi se do të hyjmë në fushë për të fituar përballë një kundërshtari shumë të fortë. Daja tha se nga rezultati i kësaj ndeshje do të vvendoste nëse Skënderbeu do të kalojë në një fazë më tej apo jo. Ndërkohë sa i përket përgatitjeve, trajneri Daja në stërvitjen e fundit u ka kërkuar lojtarëve të tij shpejtësi në pasime dhe presing kur topin ta kenë kundërshtarët.

Më mungesat e  konfirmuara të Gavazajt dhe Nimagaës të cilët janë të dëmtuar, korçarët do të zbresin në fushë me një formacion sulmues.

Ilir Daja pritet të luaj me skemën 4-2-3-1 me Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Dita, Lilaj, Muzaka, Taku, James, Sowe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Masat ekstreme të Policisë për ndeshjen Skënderbeu-Partizani Beograd, blindohet hoteli (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.023378849029541
array(1) { ["section"]=> string(86) "perballja-me-partizanin-e-beogradit-zbulohet-formacioni-i-mundshem-i-skenderbeut-96360" }