Mbrëmjen e 13 nëntorit kombëtarja shqiptare do të sfidojë përfaqësuesen e Turqisë në një ndeshje miqësore.
Por përveç prurjeve të reja do të ketë edhe mungesa të rëndësishme. Një nga më të rëndësishme do të jetë veterani i mesfushës, Migjen Basha.
Mesfushori që luan në serie B te Bari, ka pësuar një demtim dhe nuk do mund të tjetë në dispozicionin të Panuçit për ndeshjen me Turqinë. Ai e ka lënë kompleksin ku është akomoduar kombëtarja dhe është nisur për të kryer ekzaminime më të detajuara.
Paraprakisht dyshohet për një dëmtim të lehtë që mund të mbajë Bashën jashtë fushave për një periudhë prej 7 ditësh.