Përballja Skënderbeu-Dinamo Zagreb, Policia masa të rrepta kontrolli, në stadium inspektime me qen antieksploziv

Publikuar tek: sport, më 15:55 24-08-2017 Përballja Skënderbeu-Dinamo Zagreb, Policia masa të rrepta kontrolli, në stadium inspektime me qen antieksploziv

Përballja e mbrëmjes së sotme, mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit në “Elbasan Arena” është duke monitoruar nën masa të rrepta sigurie, kjo për shkak të rëndësisë së ndeshjes, por edhe të numrit të lartë të tifozëve që pritet të jenë në stadium.

Në këtë kuadër Policia e Elbasanit ka marrë të  gjitha masat paraprake për të evituar çdo incident të mundshëm.

Ndeshja e vlefshme për turin paraeliminator të Europa League që do të luhet në orën 20:00 të mbrëmjes, do të përcaktojë një biletë për fazën e grupeve të Europa League.

Më poshtë njoftimi i Policisë:

Efektivë të Reneas kanë kontrolluar të gjithë hapësirën e stadiumit me qen antieksploziv.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 350 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja e Tiranës.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të çfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit”.

Ndërkohë disa akse rrugore të qytetit të Elbasanit do të bllokohen dhe të gjitha lokalet rreth stadiumit do të jenë të mbyllura nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes.

Nga ora 16:00 e datës 24 gusht  nuk do te lejohet parkimi i mjeteve:

Në rrugën “11 Nëntori” nga “Kryqëzimi i Romëve” deri në dalje në unazë.

Nga rruga “Kozma Naska” deri tek ish – konservimi, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve pasi do të përdoret për raste emergjente.

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek rruga “Kozma Naska”

Nuk do të lejohet Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini”, “Kryqëzimi i Romëve” deri tek kryqëzimi me rrugën “Kozma Naska”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfimi i Mehdi Bushatit: Si na u “zhdukën” tre futbollistët vlonjatë para ndeshjes me Barcelonën
Hidhet shorti i Champions League, përballje titanësh Juve-Barça, Bayern-PSG »
Article Logic
Execution time: 0.021797180175781
array(1) { ["section"]=> string(116) "perballja-skenderbeu-dinamo-zagreb-policia-masa-te-rrepta-kontrolli-ne-stadium-inspektime-me-qen-antieksploziv-90058" }