Përçahen artistët, Ndriçim Xhepa: Ca harbutë, herë-herë patologjikë! (PËRPLASJA)

Publikuar tek: kulture-art, më 17:04 16-02-2018 Përçahen artistët, Ndriçim Xhepa: Ca harbutë, herë-herë patologjikë! (PËRPLASJA)

Përçahen edhe vetë artistët në debatin për godinën e Teatrit Kombëtar.

Përpos faktit, që disa shkuan në takimin me minsitren e Kulturës Mirela Kumbaro e të tjerë jo, artistët vazhdojnë të shpërfaqin mendimet e tyre në kundërshti me njëri-tjetrin në çdo hapësirë mediatike.
Këtë herë është Ndriçim Xhepa ai i cili në studion e Eni Vasilit, ka sulmuar Bujar Asqeriun. Edhe pse në asnjë moment nuk e tha emrin e tij, gjithçfarë artikuloi të çonte pikërisht te aktori i cili ka mbajtur një fjalim të drejtpërdrejtë e emocional përballë Kumbaros.

“Mund të kesh ide dhe dëshira, por ka një pauzë, të dëgjohet tjetri, jo disa forma herë-herë harbute, herë herë patologjike. Ka ca njerëz që nuk e di pse kanë dëshirë të zbrazin nervin e aktrimit aty ku bisedohet”, Ndirçim Xhepa ndërsa shtoi se vendi i aktrimit është në skenë.

“Aty duhet të tregosh se kush është pesha specifike e aktrimit tënd. Shoh një a dy persona aty që tregojnë ca cilësi pak si harbute, pak si kapadaillore dhe kur i sheh me ndonjë rol shumë të plotë në skenë situata nuk është fare e këndshme. Po të vijnë t’i qepen nja dy kritikë që dinë ta bëjnë tamam kritikën e artit direkt i çojnë të fillojnë ndonjë kurs shkollimi, aktrimi”, u shpreh hapur Xhepa.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artisti jep alarmin, shkrihet pas 65 vitesh instituciuoni i artit në Tiranë
Koncerti në nder të Nexhmije Pagarushës në Amerikë, bën bashkë emra të njohur të skenës shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.0061190128326416
array(1) { ["section"]=> string(81) "percahen-artistet-ndricim-xhepa-ca-harbute-here-here-patologjike-perplasja-110476" }