Përçahet BE-ja, Hungaria rrezikon të përjashtohet

Publikuar tek: bota, më 18:42 13-09-2016 Përçahet BE-ja, Hungaria rrezikon të përjashtohet

Ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka kërkuar që Hungaria të pezullohet ose edhe të përjashtohet fare nga Bashkimi Europian.

Asselborn e bën këtë kërkesë për shkak të “shkeljes masive” që Hungaria po bën ndaj vlerave themelore të BE-së.

Ai përmend këtu: mënyrën se si qeveria e Budapestit i trajton refugjatët, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e shtypit.

“Hungaria nuk është larg nga lëshimi i urdhrave për të hapur zjarr mbi refugjatët… BE nuk mund të tolerojë sjellje të tilla të papërshtatshme.” - tha Asselborn për të përditshmen gjermane, “Die Welt”.

Sipas BBC-së, këto deklarata të ministrit ka të ngjarë të ndezin gjakrat përpara samitit europian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030772924423218
array(1) { ["section"]=> string(54) "percahet-be-ja-hungaria-rrezikon-te-perjashtohet-52802" }