Përçahet opozita, PR hyn e vetme në zgjedhjet lokale

Publikuar tek: politike, më 19:30 31-03-2015 Përçahet opozita, PR hyn e vetme në zgjedhjet lokale Në foto: Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Lulzim Basha

Pas largimit të PDIU nga koalicioni opozitar duke iu bashkuar mazhorancës, edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut ka vendosur të braktisë Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Kryesia e kësaj partie ka vendosur sot që të hyjë e vetme në zgjedhje, me kandidatë në 61 bashkitë e vendit duke u larguar në këtë mënyrë nga koalicioni opozitar, të paktën deri më tani për zgjedhjet vendore.

Shkak për këtë largim të PR-së nga PD-ja është bërë refuzimi nga partia e Lulzim Bashës për të kandiduar në Bashkinë e Durrësit, deputetin e republikanëve Agron Dukën.

"Nuk kemi kërkuar apo imponuar asnjë kandidat, apo bashki të veçanta për shkak të interesit të PR-së, por kemi ofruar kandidatë të cilët mendojmë se kanë shanset për të fituar në emër të opozitës dhe kemi vlerësuar maksimalisht që një pjesë e tyre kanë qenë të propozuar nga vetë Partia Demokratike, siç është rasti i Z.Duka. Nëse nisemi nga praktikat e mëparshme të koalicioneve dhe parimit te proporcionalitetit, në atëhere duhej të kerkonim të kandidonim bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale me rreth 20% teë bashkive, gjë që nuk e kemi kërkuar sepse për ne më shumë se kandidaturat apo kandidimi i PR, vlen një fitore e sëe djathtës, prandaj kemi propozuar që pjesë e garës të bëhen edhe intelektualë jashteë strukturave të partive opozitare”, ka deklaruar Mediu.

Sipas PR-së, zvarritja e diskutimit të vendimarrjes si opozitë e bashkuar, krijon kosto të mëdha duke mos i dhënë mundësi kandidatëve të zhvillojnë normalisht fushatën e tyre.

“Zvarritja e diskutimit dhe vendimmarrjes si opozitë e bashkuar, do të krijonte kosto jo tëe vogla dhe nuk i jep mundësi kandidatëve të zhvillojnë normalisht fushatën e tyre elektorale. Bazuar në sa më sipër dhe praktikat e mëparshme, Partia Republikane prej kohesh i ka dërguar Partisë Demokratike mëse njëherë marrëveshje me shkrim, pa pasur një përgjigje konkrete.

Në këto kushte Kryesia vendosi:

1. Asambleja Kombëtare brenda 10 ditëve të vendoseë, bazuar mbi propozimin e kryesisë për kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshilltarë të Partisë Republikane që do teë garojnë në 61 bashki;

2. Përfundimin e të gjitha kandidaturave për administratën zgjedhore dhe regjistrimin e tyre sipas afateve tëe përcaktuara në ligj;

3. Partia Republikane si forcë e opozitës, shpreh vullnetin dhe angazhimin e saj me çdo faktor politik i cili orientohet nga parimet e bashkëpunimit transparent dhe interesit reciprok, me qëllim garantimin e suksesit jo të një subjekti por të popullit opozitar.”

PD ka deklaruar ditën e djeshme se të mërkurën më 1 prill është parashikuar një takim me aleatët, ku bënte pjesë edhe PR, për të diskutuar për kandidatët në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Nuk dihet ende nëse Mediu do të jetë i pranishëm nesër në mbledhjen e PD me partitë e koalicionit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet lokale/ Shkëlzen Berisha kundërshtari i parë i Gjergj Bojaxhiut
Rama me Ndokën në Lezhë, PD: Po sfidon dekriminalizimin me “simbolin e inkriminimit” »
Article Logic
Execution time: 0.0042290687561035
array(1) { ["section"]=> string(56) "percahet-opozita-pr-hyn-e-vetme-ne-zgjedhjet-lokale-7484" }