Përçahet PDIU-ja/ Tahiri zgjedh Bashën, Idrizi bëri koalicion me Ramën

Publikuar tek: politike, më 11:31 04-04-2015 Përçahet PDIU-ja/ Tahiri zgjedh Bashën, Idrizi bëri koalicion me Ramën Dashamir Tahiri, deputet i PDIU-së

PDIU-ja ka bërë koalicion me Edi Ramën, por deputeti i saj Dashamir Tahiri është shfaqur sot në mbështetje të Bashës, në mitingun në Vlorë. Një lëvizje e fundit kjo, brenda rradhëve të PDIU-së. 


Tahiri u ka bërë thirrje protestuesve që të bashkohen, pasi sipas tij socialistët u provuan për 45 vjet me radhë dhe për 25 vjet demokraci.

“I provuam për 45 vjet me radhë këta, edhe për 25 vjet dhe na çuan si para ’90. Nuk ka rëndësi të majtë dhe të djathtë, ekonomia ka vetëm një ngjyrë. Iu bëj thirrje të bashkohemi të gjithë, rroftë demokracia, rroftë Shqipëria, rroftë Çamëria!”, tha në fjalën e tij Tahiri.

Vlora ka një përqindje të konsiderueshme të popullsisë çame, të cilët do të jenë tashmë në dilemë se kë duhet të zgjedhin: Tahirin apo Idrizin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani: S’kemi qenë të shkëlqyer në qeverisje, por s’kemi gënjyer e bashkëqeverisur me krimin
Kreu i PD-së Vlorë, Meminaj: ‘’LungoRama’’, një plazh ku vetëm derrat zhgërryhen »
Article Logic
Execution time: 0.02099609375
array(1) { ["section"]=> string(73) "percahet-pdiu-ja-tahiri-zgjedh-bashen-idrizi-beri-koalicion-me-ramen-7801" }