Përcaktohen kundërshtarët e ekipeve shqiptare në Europa League, short i lehtë për Skënderbeun dhe Partizanin, "bombë" për Tiranën

Publikuar tek: sport, më 12:28 19-06-2017 Përcaktohen kundërshtarët e ekipeve shqiptare në Europa League, short i lehtë për Skënderbeun dhe Partizanin,

Skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët e raundit të parë eliminator të Europa League.

Skënderbeu dhe Partizani kanë pasur fat në gogla, pasi janë shortuar me ekipe të lehta në letër. Korçarët do të luajnë kundër ekipit të kampionatit të Andorës, UE Sant Julia, ndërsa kryeqytetasit me ekipin bullgar të Botev Plovdiv.

Short shumë i vështirë për Tiranën që do të përballet me izraelitët e Makabi Tel Aviv.

Prishtina e Superligës së Kosovës do të ndeshet me ekipin suedez, Norkoping.

Ekipi tjetër shqiptar, por që militon në kampionatin e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës do të përballet me skuadrën moldave të Dacia Chisinau.

 

Makabi Tel Aviv (Izrael)-Tirana

Botev Plovdiv (Bullgari)-Partizani

Skënderbeu-UE Sant Julia (Andorë)

Norkoping (Suedi)-Prishtina (Kosovë)

Dacia Chisinau (Moldavi)-Shkëndija e Tetovës (Maqedoni) 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti Halili "skanon" Tiranën: Na rrëzuan nga Superiorja, ja e vërteta e gjithë sezonit në klubin tonë
Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë “portieri i penalltive” »
Article Logic
Execution time: 0.0042369365692139
array(1) { ["section"]=> string(131) "percaktohen-kundershtaret-e-ekipeve-shqiptare-ne-europa-league-short-i-lehte-per-skenderbeun-dhe-partizanin-bombe-per-tiranen-83014" }