Përçarja/ LSI bëhet bashkë me PD, kundër PS

Publikuar tek: politike, më 15:37 25-09-2015 Përçarja/ LSI bëhet bashkë me PD, kundër PS Edi Rama dhe Ilir Meta

Përçarje mes PS-së dhe LSI-së në Dibër.  Newsbomb.al mëson nga burime brenda PS-së se Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë bashkë votat me Partinë Demokratike, kundër Partisë Socialiste me të cilën qeveris vendin.

Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e Qarkut të Dibrës, por anëtarët e LSI-së kanë bashkuar votat me PD-në për kandidatin e LSI Hajri Laçi. Laçi mori 10 vota, kundrejt 7 votave që mori kandidati socialist Qazim Gjoni.

‘’Me një pazar të pistë LSI bashkoi votat me PD-në për të zgjedhur kryetarin e qarkut.  Si kembim LSI-ja i dha votat PD-së per nënkryetarin e Qarkut ku u zgjodh Femi Hoxha,  djali i xhaxhait te deputetit te PD per Matin, Bedri Hoxha”, thotë për Newsbomb.al burimi.

Partia Socialiste ka mbetur e papërfaqësuar për shkak të ‘’koalicionit PD-LSI”. Nënkryetari i FRD-së, i mbështetur nga PS-ja humbi, duke marrë vetëm 7 vota.

Ditë më parë Newsbomb.al raportoi edhe për një përçarje në Shkodër mes PS-së dhe LSI-së. Kanë qenë pikërisht përfaqësuesit e PS-së që janë bërë bashkë me ata të PD-së kundër LSI-së, kur po votohet për Këshillin e Qarkut.

Anëtarët e PS-së në këshillin e Qarkut Shkodër nuk kanë votuar kandidaturën e LSI-së Salvator Gjoka, por Greta Bardelin e PD-së. Bardeli mori 16 vota, 12 nga PD-ja dhe 4 nga PS-ja.

 Njëra nga pistat e kësaj krisje në Shkodër, ishte  edhe përplasja mes përfaqësuesve lokalë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Naço-KLDsë: Të shkarkohen 10 gjyqtarët, abuzuan
Letra e dorëheqjes së Mesila Dodës: Iki nga PD »
Article Logic
Execution time: 0.029212951660156
array(1) { ["section"]=> string(47) "percarja-lsi-behet-bashke-me-pd-kunder-ps-21655" }