Përçarja, LSI nuk punëson mbështetës të PS-së në institucionet që drejton

Publikuar tek: politike, më 07:51 20-08-2015 Përçarja, LSI nuk punëson mbështetës të PS-së në institucionet që drejton

Në analizën e paraqitur nga degët e Partisë Socialiste për rezultatet në zgjedhjet e 21 qershorit, një ndër shkaqet kryesore të rënies së votës, pavarësisht se ishin votime lokale, ishte pakënaqësia e votuesve, e sidomos sa i përket çështje së punësimit.

Pretendimi kryesor i PS-së në vitin 2013 ishte krijimi i vendeve të reja të punës, por kanë kaluar dy vjet dhe militantët janë akoma pa u punësuar.

Kjo mësohet të ketë qenë një ndër arsyet pse PS-ja si subjekt politik nuk u mbështet aq shumë në zgjedhjet lokale, në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Pra baza e PS është e pakënaqur për mosmbajtjen e premtimit për vendet e punës, shkruan “Shqip”. Kjo ka ndikuar që një pjesë e votuesve të së majtës t’i hedhin sytë nga partitë e tjera, brenda koalicionit të majtë, siç është LSI-ja, e cila ka pasur një strategji tjetër për të joshur votuesit duke ofruar vende pune në administratën shtetërore. Ndërsa një arsye ka të bëjë edhe me mosrealizimin e procesit të legalizimeve, ku shumë prej shqiptarëve votues të majtë nuk kanë arritur të marrin tapitë e tyre, pas dy vitesh qeverisje.

Lënia pas dore e militantëve nga PS-ja ka shkaktuar jo pak irritim të bazës socialiste, e cila nuk përfillej as nga ato institucione ku drejtuesit ishin përfaqësues të LSI-së. Pikërisht kjo situatë ka bërë që LSI-ja të fuqizohet, madje të dalë forcë e parë apo e dytë në zona zgjedhore si Shkodra, Berati, Vau i Dejës, Pukë apo edhe Malësi e Madhe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Petrit Vasili kritikon paketën fiskale: Nuk ishte vizionare
Fatos Nano dhe Sabit Brokaj u takuan me shefin e sigurimit grek në vitin ‘97 (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.019938945770264
array(1) { ["section"]=> string(78) "percarja-lsi-nuk-puneson-mbeshtetes-te-ps-se-ne-institucionet-qe-drejton-18768" }