Përçarje te çamët, Dashamir Tahiri nuk mirëpret marrëveshjen e Idrizit me PS

Publikuar tek: politike, më 13:57 03-04-2015 Përçarje te çamët, Dashamir Tahiri nuk mirëpret marrëveshjen e Idrizit me PS Dashamir Tahiri e Shpetim Idrizi

Dashamir Tahiri, deputet i PDIU së çamëve duket se është i pakënaqur nga kryetari i kësaj partie Shpëtim Idrizi për koalicionin e tij me maxhorancën e takimin me Edi Ramën për të ndarë postet e zonat zgjedhore.

Kështu, sipas burimeve të Saranda web, çamët e Sarandës, Delvinës, Markatit, Xarës dhe Konispolit do të organizojnë rezistencë e mosbindje ndaj vendimit të Idrizit për t’u bashkuar me koalicionin e majtë. Pritet që Dashamir Tahiri të shkojë të takojë komunitetin çam në këto zona, dhe së bashku të firmosin një mocion mosbesimi ndaj Shpëtim Idrizit.

Dashamir Tahiri, rreth tre javë më parë, organizoi një takim me çamët e Konispolit, duke prezantuar një tjetër kandidat si njeriun e tyre për bashkinë. Por pas firmosjes së marrëveshjes PS-PDIU, Shpëtim Idrizi vendosi për emrin e Mimoza Arapit, kryetares aktuale të bashkisë të zgjedhur nga PS, si kandidaten e këtij komuniteti. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi, që mund të çojnë edhe në “revoltën” e komunitetit çam në jug të vendit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis fushata/ Meta me Bazhdarin në Shkodër, përurojnë një biznes fason
Pafajësia e Arben Frrokut/ PD: E motivuar politikisht nga dyshja Rama-Meta »
Article Logic
Execution time: 0.022486925125122
array(1) { ["section"]=> string(80) "percarje-te-camet-dashamir-tahiri-nuk-mirepret-marreveshjen-e-idrizit-me-ps-7736" }