Përcillet në banesën e fundit Engjëll Berisha, akademiku i muzikologjisë shqiptare

Publikuar tek: kulture-art, më 11:59 16-02-2015 Përcillet në banesën e fundit Engjëll Berisha, akademiku i muzikologjisë shqiptare

Akademiku Ëngjëll Berisha, është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare, ditën e djeshme të së dielës dhe përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet sot  në vendlindjen e tij, në Prizren.

Para ceremonisë së varrimit, Berisha do të përkujtohet nga kolegët e tij në mbledhjen përkujtimore të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Berisha do të mbahet mend për kontributin e tij të paçmueshëm në muzikologjinë shqiptare dhe si një pedagogët e rrallë të Akademisë të Shkencave dhe të Arteve në Kosovë. 

 Engjëll Berisha lindi më 1934 në Prizren, ku kreu mësimin fillor dhe Shkollën e Mesme të Muzikës. Studimet e larta për teori të muzikës i kreu në Akademinë e Muzikës në Beograd. Më pas u kthye në vendlindje, dhe për disa vjet punoi si pedagog i lëndëve teorike e praktike në Shkollën e Mesme të Muzikës, në Shkollën Normale dhe në Gjimnazin e Prizrenit.

Vitin e kaluar, Berisha u nderua me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e muzikës “Niketë Dardani”, dhënë nga Ministria e Kulturës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Teatri Migjeni ''bombë me sahat'', Kumbaro asnjë ndërhyrje për rikonstruksion
Shkrimtari Kadare në intervistë me Xhungën, do flasë për çmimin e Jeruzalemit »
Article Logic
Execution time: 0.0040237903594971
array(1) { ["section"]=> string(86) "percillet-ne-banesen-e-fundit-engjell-berisha-akademiku-i-muzikologjise-shqiptare-3495" }