Përdhunimet/ Flet Mesila Doda: Hetuesi monstër që përmend Alida Hisku mund të jetë në administratë

Publikuar tek: politike, më 14:37 27-10-2015 Përdhunimet/ Flet Mesila Doda: Hetuesi monstër që përmend Alida Hisku mund të jetë në administratë

Ka reaguar deputetja Mesila Doda pas publikimit të intervistës së Alida Hiskut e cila rrëfente historinë e burgosjes së saj në moshën 23 vjeçare ku tregon për përdhunimet e ish sigurimsave. E indinjuar nga kjo, Mesila Doda shkruan se hetuesi monstër që përmend Alida Hisku mund të jetë ende “ në krye të detyrës”.

“Rrëfenjat e tmerrit.
Hetuesi mostër që permend sot Alida Hisku në intervistën e saj, mund të jetë ende në "krye të detyrës", në administratë, drejtësi a politike, Ja pse është i neojshshëm katarsisi i shoqërisë sonë, ndarja njëherë e përgjithmonë nga e kaluara, dekomunistrizimi i shoqërise shqiptare. Krimet e komunizmit kanë nevojë të zbardhen dhe të mos bien në harresë”, shkruan Doda

 “Të bënin gjilpëra ata. Pastaj unë kalova në krizë nervore. Nuk e mbaj mend çfarë lloj gjilpërash qenë, por mbaj mend shumë tortura që na bënin. Mbaj mend policët, madje edhe prokurorët që kalonin nëpër këmbët e grave. I përdhunonin gratë. Unë kam qenë vetë dëshmitare. Askush nuk shpëtonte”, thotë në intervistë Alida Hisku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta në SHBA, takohet me Benjamin: Instituti Demokratik Amerikan, rol të veçantë në punën e parlamentit
Qeveria u blen dekodera familjeve të varfëra, 3.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.028895854949951
array(1) { ["section"]=> string(102) "perdhunimet-flet-mesila-doda-hetuesi-monster-qe-permend-alida-hisku-mund-te-jete-ne-administrate-24069" }