Përdhunimi i 3 vajzave jetime, reagime të forta në rrjetet sociale: Të publikohen emrat e autorëve, gjyq popullor

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:30 19-05-2016 Përdhunimi i 3 vajzave jetime, reagime të forta në rrjetet sociale: Të publikohen emrat e autorëve, gjyq popullor

Përdhunimi i 3 vajzave në Jetimoren e Shkodrës ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale. Ngjarja skandaloze ka ndodhur para 3 muajsh dhe vajzat janë të moshës 6, 7 dhe 12 vjeç.

Qytetarët kërkojnë demaskimin e autorëve dhe vënien në vend të drejtësisë. Opinionisti Olti Curri është i mendimit, që përdhunuesve t’u bëhet një gjyq publik dhe media mos t’i ndahet kësaj çështje.  Më poshtë do mund të lexoni edhe reagimet e disa prej personazheve të njohur të medias, mes tyre ish drejtoresha e Jetimores së Shkodrës, Anjeze Gjeluci.

Besjan Pesha

Per keta qe abuzojne seksualisht me minorenet kam vetem nje urim: Uroj me shpirt qe ne burg te gjendet dikush ose disa qe tju bejne te ndiheni njesoj sic jane ndier ata femije!!!

Olti Curri

Per ata qe perdhunuan jetimet e vogla dhe ata qe nuk i mbrojten duke e pasur pergjegjesi, dua ti behet gjyq publik...te mos i ruhet fare anonimati por te behen shembull i nje gjyqi popullor...Dua qe kamerat dhe gazetaret ta ndjekin hap pas hapi gjykimin dhe denimin e tyre...Ate tmerr dhe dhimbje qe kane perjetuar vogelushet edhe shkembi do ishte therrmuar...

Jetimet e kane paguar nje here haraçin e tyre ne kete bote te eger ku ata po rriten pa njerezit me te dashur nena dhe babai, nuk kane pse durojne dhimbje te tjera...

Anjeze Gjeluci

Kush ia prish zemrën jetimit, mos pritë të mirë mot !

O Zot pse lejon me ndodhë të tilla ngjarje...?!

Një ditë para "dites nderkombëtare të jetimeve" i sjell si dhuratë një ngjarje të shëmtuar.

Përveç nanës, i ka braktisë edhe vetë universi .

Veç dhimbje !

Klodian Tomorri

Kriminale

Rasti i abuzimeve fizike dhe seksuale me femijet jetim ne Shkoder eshte nje krim monstruoz, i tmerrshem.

Ky eshte shtet kriminal. Nese je i pambrojtur, i dobet ky te ve perfund. Ne spital te vret, ne gjyq te mohon te drejten ne jetimore te perdhunon.

Une nuk e di a ka shoqata ne kete vend qe mbrojne te drejtat e femijeve.

Nese po, ky eshte rasti per te paditur, qeverine, bashkine, e cdo gje tjeter qe ka emrin shtet.

Dhunimi i femijeve ne qendrat rezidenciale eshte rast i perseritur. Kjo shtron nevojen URGJENTE per te rikonceptuar menyren se si funksionojne keto qendra.

Shtron nevojen per te forcuar masat e sigurise ne keto qendra permes perdorimit edhe te teknologjise. Per te hetuar menyren se si emerohen drejtuesit e tyre, e me tej akoma se si rekrutohet personelit.

Ata femije po dhunohen gjithandej neper ne Shqiperi. Kjo eshte e tmerrshme.

Julian Deda

Ajo qe ka ndodhur me ata tre femijet ne Shkoder eshte thjesht skandaloze. Turp i madh. Fajtoret te denohen ashper.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047838926315308
array(1) { ["section"]=> string(116) "perdhunimi-i-3-vajzave-jetime-reagime-te-forta-ne-rrjetet-sociale-te-publikohen-emrat-e-autoreve-gjyq-popullor-40882" }