Përdhunuesit e vërtetë duhet t'i gjejmë brenda vetes!

Publikuar tek: analiza-komente, më 18:36 04-02-2019 Përdhunuesit e vërtetë duhet t'i gjejmë brenda vetes!

Nga Denis Dyrnjaja

Kjo ngjarja e Kavajës nuk duhet parë shkurt dhe ngushtë, por gjerë dhe ftohtë. Viktimë është një vajzë 13-vjeçare e abuzuar seksualisht, por viktima të aktit të tyre janë edhe 8 adoleshentët abuzues. Ata as që e dinë pasojën që kanë shkaktuar. Mosha, padija, instinktet, sindroma e aventurës i ka shtyrë ata në këtë akt fatal për jetën e një vajze të bërë ferr nga pengmarrja psikologjike, më shumë sesa fizike. Ajo do vuaj tërë jetën traumën e dhunës pengmarrëse. Po a mund të fajësohen vetëm ata adoleshentë për aktin e kryer?! Unë them se jo. Shkaqet duhen parë edhe më gjerë. Çfarë bën shkolla për edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve? Shumë pak, për të mos thënë asgjë. A flet njeri për edukim seksual në shkolla?! A dinë të rinjtë çfarë do të thotë të dashurosh dhe çfarë do të thotë të dhunosh?! Çfarë është mashkulli dhe çfarë është femra, si qenie si personalitete, jo thjeshtë si kuadër fizik. Çfarë iu mësohet të rinjve në shkolla për veten dhe seksin e kundërt, pubertetin dhe fazat seksuale të njeriut?! Çfarë bën familja, si dhe sa komunikon me fëmijët për etapat fiziologjike të njeriut?! Po media që harxhon faqe pa fund me predikime monstruoze dhe inçestuale. Tituj artikujsh janë me dhjetëra në ditë me banalitete që zgjojnë dhe promovojnë perversitetin seksual në mbarë median online. Në median audiovizive harxhohen orë pa fund me produkte pa kurrfarë vlere, por dhe kur flitet për trupin dhe kulturën seksuale dalin ca individë që si thonë se në fakt s'kanë ç'i thonë publikut sepse ose janë injorantë ose të kompleksuar. Pra media në tërësi ose merret pak, ose aspak me kulturën e trupit sikurse e quajnë gjermanët. Por edhe kur merret e bën në mënyrën më të papërshtatshme dhe sipërfaqësore. Për shkak të kësaj kulture te munguar ne nuk njohim veten ose e njohim pjesërisht. Ne e kemi veten turp, ne e kemi veten kompleks dhe këto reflektohen edhe në familje e shoqëri. Shoh reagime nga më sipërfaqësoret dhe më banalet për çështjen e Kavajës. Kërkohet shpagim me një mostruozitet. Nëse duhet të dënohen ata adoleshentë, të dënohen dhe sigurisht që duhet të dënohen, sepse nesër do kthehen për të bërë një tjetër viktimë. Por a e bën shoqërinë më të shëndetshme thjeshtë dënimi i tyre që bënë atë gabim fatal i cili do t'ju tjetërsojë edhe jetën?! Natyrisht që jo. Një shoqëri më e mirë bëhet kur ka më shumë kulturë dhe edukatë që në gërshetim prodhojnë respekt. Respekt për motrën dhe vajzën e dikujt tjetër. Respekt për motrën dhe nënën tënde. Respekt për familjen dhe shoqërinë në tërësi. Dy fjalë edhe për ata që mendojnë se një akt shtazarak rregullohet me një tjetër akt shtazarak ose barbar si prerje kokash, apo varje në litar e të tjera fantazi monstruoze. Në këtë mendësi fshihen edhe përdhunuesit e nesërm. Ndaj shiheni nga pak fajtorin edhe brenda vetes sepse nga kjo mendësi nuk ka ç'të lindë nesër përveç se një vrasës ose përdhunues.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhgënjimi nga letra e 30 shkrimtarëve dhe publicistëve
»
Article Logic
Execution time: 0.0050699710845947
array(1) { ["section"]=> string(59) "perdhunuesit-e-vertete-duhet-t-i-gjejme-brenda-vetes-151538" }