Përdorte deodorantin për të mos u larë, ndërron jetë adoleshenti

Publikuar tek: bota, më 21:03 06-01-2016 Përdorte deodorantin për të mos u larë, ndërron jetë adoleshenti

Një 16 vjeçar në Britaninë e Madhe ka humbur jetën si pasojë e helmimit nga gazi i deodoranteve që ai përdorte me tepricë.

Thomas Townsend u gjet i vdekur në dhomën e tij nga familjarët, të cilët fillimisht nuk arrinin të kuptonin se çfarë e kishte shkaktuar vdekjen e djalit të tyre.

Megjithatë, pas kontrollit të ushtruar nga policia, në dhomën e 16 vjecarit u gjetën 42 lloje të ndryshme deodorantesh. Nga autopsia ka rezultuar se ka qenë përdorimi i tepërt i tyre që ka shkaktuar vdekjen e adoleshentit.

Familjarët shprehen se 16 vjeçari rrinte me javë të tëra pa u larë, e për këtë arsye përdorte me shumicë në të gjithë trupin deodorante. Mjekët theksuan se Townsend nuk e ka kuptuar se çfarë po i shkaktonte vetes, deri sa gazi ka helmuar trupin e tij. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020276784896851
array(1) { ["section"]=> string(69) "perdorte-deodorantin-per-te-mos-u-lare-nderron-jete-adoleshenti-29319" }