Rrezet e fundit të diellit duke perënduar i japin qiellit një nuancë të kuqërremtë. Plazhi i Divjakës është një nga bukuritë natyrore më mirë të ruajtura në Shqipëri, ku syri i vizitorëve kënaqet duke parë peisazhe të pafundme me gjelbërim, rërë, det, lagunë dhe një mori atraksionesh të tjera. Divjaka duket fantastike në një mbrëmje perëndimi në fotot e realizuara nga Kevin Haxhiu.