Përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike 1992 dhe 1996, Shehaj rikthehet pas 20 vitesh me flamurin amerikan

Publikuar tek: sport, më 17:35 06-08-2016 Përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike 1992 dhe 1996, Shehaj rikthehet pas 20 vitesh me flamurin amerikan

Përveç sportistëve të Shqipërisë dhe Kosovës, një tjetër shqiptare merr pjesë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’. Enkelejda Shehaj është rikthyer në këto lojëra, 20 vite pasi u prezantua për herë të fundit me flamurin shqiptar. 47 vjeçarja do të garojë kësaj here për SHBA-në, vendi ku ajo jeton prej gati dy dekadash.

Shehaj garon në sportin e qitjes dhe stafi e kolegët amerikan shprehen të mrekulluar për faktin se një sportiste rikthehet në lojërat olimpike pas 20 vitesh mungesë. Ajo u detyrua të largohej nga Shqipëria në vitin 1997, kur vendi ishte futur në kaos, për të emigruar drejt SHBA-së.

Enkelejda Shehaj ka garuar për Shqipërinë në lojerat olimpike 'Barcelonë 1992' dhe 'Atlanta 1996', ndërsa në 'Rio 2016' për SHBA-në. Garat ku Shehaj merr pjesë zhvillohen sot dhe të martën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një tjetër futbollist shqiptar në Serie A, zyrtarizohet transferimi
Incidenti i parë në Rio 2016, sportistët libanezë dhe izraelitë grinden në autobus »
Article Logic
Execution time: 0.040452003479004
array(1) { ["section"]=> string(113) "perfaqesoi-shqiperine-ne-lojerat-olimpike-1992-dhe-1996-shehaj-rikthehet-pas-20-vitesh-me-flamurin-amerikan-48973" }