Përfaqësuesi ligjor i PD: Tenderi 8 miliardë e 600 milionë lekë për kandidatin e Metës

Publikuar tek: politike, më 11:07 31-08-2015 Përfaqësuesi ligjor i PD: Tenderi 8 miliardë e 600 milionë lekë për kandidatin e Metës Ivi Kaso, perfaqesues ligjor i PD

PD ka denoncua blerjen sipas saj nga “Ilir Meta dhe Edi Rama të Kryetarit të Komunës Mollas, Agron Hysa duke i dhënë 8 miliardë e 600 milionë lekë tender përpara zgjedhjeve të 21 qershorit, në këmbim të votave dhe të fushatës për kandidatin e saj në Cërrik”.

Ilvi Kaso, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, tha në një deklaratë para mediave se ky tender ishte i jashtëligjshëm ndërsa u ndal gjatë te një formular parazgjedhor, përdorur sipas tij nga kryeministri Rama për të kontrolluar nënpunësit e administratës, deri në momentin e vajtjes në kutinë e votimit.  

"Ky tender ishte në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi fituesi i shpallur që u ble nga qeveria për ti shërbyer kandidatit të Ilir Metës në Cërrik, kishte bërë ofertën më të shtrenjtë financiare, pothuajse sa fondi limit. Kjo shkelje duhet të jetë subjekt i Prokurorisë, por mbetet një nga rekordet shembullore të blerjes së votës në zgjedhjet e fundit nga dyshja Rama-Meta. Format e blerjes së votës, të presionit dhe shkeljes së standardeve nga dyshja Rama Meta kanë qenë të gjithanshme. Kemi këtu një dokument të bërë publik nga media, që Partia Socialiste e ka shpërndarë masivisht tek funksionarët publikë në institucione. Ky dokument, shërbente për të evidentuar në listë nëpunësit e administratës shtetërore, për të kontrolluar votën e tyre, dhe për t’u bërë atyre presion me largim nga puna në rast se nuk hidhin votën për kandidatët e qeverisë, duke i gjurmuar ata deri tek qendra e votimit”, tha në deklaratë përfaqësuesi ligjor i PD.

Sipas tij, Rama porositi drejtpërdrejt drejtorët e administratës të mbushin kutitë me vota duke ju thënë shprehimisht:

“Çdo drejtor, çdo shef, çdo pergjegjës, çdo person që ka marr një fije pushtet nga PS, dhe nga LSI do ketë detyrë konkrete. Dhe detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale”, citoi Kaso kryeministrin ndërsa përmbylli se Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë dhe bashkë me qytetarët “do ta flakë zgjedhën e regjimit oligarkik të Edi Ramës dhe Ilir Metës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjobat/ Veliaj: S’ka varfëri, nga 172, 171 njerëz i kanë paguar në dorë lekët. Do vendosim abone elektronike
Këshilltarët e PD nuk njohin Rroshin në Kavajë dhe Bushin në Krujë si kryebashkiakë »
Article Logic
Execution time: 0.013557910919189
array(1) { ["section"]=> string(91) "perfaqesuesi-ligjor-i-pd-tenderi-8-miliarde-e-600-milione-leke-per-kandidatin-e-metes-19573" }