Përfaqësuesit dhe udhëheqësit e të gjitha Besimeve Fetare Botërore, vijnë në Tiranë

Publikuar tek: kulture-art, më 18:08 24-02-2015 Përfaqësuesit dhe udhëheqësit e të gjitha Besimeve Fetare Botërore, vijnë në Tiranë

Përfaqësues të Kishës së Krishterë dhe udhëheqës të të gjitha Besimeve Fetare Botërore do të mblidhen në Tiranë për të dialoguar dhe për t’u lutur për paqen. Ky do të jetë takim i 28-të Ndërkombëtar për Paqen, i cili do të mbahet në Tiranë në datat 6, 7 dhe 8 shtator 2015.

Kjo ngjarje u njoftua sot (25 shkurt 2015) në një konferencë ku morrën pjesë Presidenti i Komunitetit të Sant'Egidio; Erion Veliaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Hirësia e Tij Andoni, Episkop i Krujës; nga Kisha Katolike Mons. Luçjan Avgustini, Zëvendëskryetar i Konferencës Ipeshkvnore, si dhe Zëvendëskryetari i Komunitetit Musliman z. Bujar Spahiu dhe Kryegjyshi Botëror Bektashian z. Edmond Brahimaj.

“T’i tregojmë botës se Shqipëria është një vend i bashkëjetesës mes feve tëndryshme. E dimë se sa ky mesazh është i rëndësishëm për të gjithë Evropën. Sepse Evropa po shndërrohet dhe është shndërruar tashmë një vend bashkëjetese mes feve, por Shqipëria e përjeton këtë prej shekujsh dhe është e rëndësishme të njihet”, tha nder të tjera Presidenti i Sant’Egidio kur foli për simbolikën e këtij takimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama, në 2 mars në shtëpinë e Lucio Dalla-s
Shpëtohet nga rrënimi Kisha e pikturuar nga Onufri »
Article Logic
Execution time: 0.018326997756958
array(1) { ["section"]=> string(87) "perfaqesuesit-dhe-udheheqesit-e-te-gjitha-besimeve-fetare-boterore-vijne-ne-tirane-4343" }